• |
ide | kryesore

Francia Raísa flet për raportin me Selena: Nuk kemi folur për 6 vite

Paparazzi, Slider



Francia Raísa ka zbuluar së fundmi se nuk foli me Selena Gomez për gjashtë vjet.

Aktorja e “How I Met Your Father” u tregua e  sinqertë për miqësinë e saj të vështirë me themeluesen e Rare Beauty pas pajtimit të tyre gjatë verës.

“Është ende çmenduri për mua që njerëzit u investuan në miqësinë tonë”, tha ajo për USA Today në një artikull të botuar të enjten. “Nuk e mbaj mend se kur ndodhi saktësisht, por më kujtohet që isha në St. Tropez në qershor dhe po flisja për të. Ne nuk kemi folur shumë për 6 vite. Sidomos gjatë vitit të kaluar, nuk kemi kontaktuar fare”.

Në korrik, Gomez publikoi në Instagram një urim për Francia-n për ditëlindjen e saj të 35-të.  Gjatë kësaj periudhe, ato u rilidhën me njëra-tjetrën. “Nuk e di pse universi vendosi për këtë moment. Ajo më kontaktoi dhe tha: “Le të flasim”.

Francia, 35 vjeç dhe Selena, 31 vjeç, ndezën thashethemet se kishin shkëputur marrëdhëniet kur Selena u shpreh se mikesha më e afërt e saj në industri është Taylor Swift. Menjëherë njerëzit reaguan duke e quajtur mosmirënjohëse ndaj shoqes që i dhuroi organin e saj. Gjithsesi, Francia theksoi se mes tyre nuk ka pasur zënkë. “Kur u rilidhëm sërish, ishim njerëz më të mirë. Ajo dhe unë po e njihnim njëra-tjetrën sërish”.

Pasi Sel u shpreh se Tay ishte mikesha e saj më e afërt, Francia komentoi “interesante” dhe e hoqi këngëtaren nga Instagram-i.  Gomez më pas shkoi në TikTok për të thënë: “Më falni që nuk përmenda çdo person që njoh”.Ndërkohë, Raísa shpjegoi se nuk ishte penduar që i dha një veshkë këngëtares së “Lose You to Love Me”, pavarësisht raportit të tyre./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *