• |
ide | kryesore

Aksidentoi një 12-vjeçare në Gjirokastër, procedohet në gjendje të lirë një shtetas

Lajme, Të fundit
njeriu



Një qytetar në Gjirokastër është përballur me një procedim penal pasi aksidentoi një 12-vjeçare. Ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 22-vjeçari B.M., banues në Gjirokastër ditën e djeshme në rrugën “18 shtatori” aksidentoi 12-vjeçaren e cila po ecte në këmbë.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, automjeti që drejtonte 22-vjeçari, ka aksidentuar një 12-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 34 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 35-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *