• |
ide | kryesore

Shkaktoi aksidentin me dy të plagosur në Korçë, arrestohet 65-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 65-vjeçar është arrestur pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht. I arrestuari që ishte duke drejtuar mjetin tip “Isuzu”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 64 vjeç, banues në Devoll.

Për pasojë janë dëmtuar 64-vjeçari dhe një 59-vjeçare, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Njoftimi i policisë:

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 65 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të degëzimit të fshatit Bitinckë, duke drejtuar mjetin tip “Isuzu”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 64 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll. Për pasojë janë dëmtuar 64-vjeçari dhe shtetasja D. H., 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *