• |
ide | kryesore

Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: Kam kërkuar kthimin e laptopit

Arkiva, Lajme, Të fundit
sterilizimit, Beqaj



Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të masës së sigurisë së detyrimit me paraqitje. Beqaj paraqitet në SPAK ndërkohë që ndaj tij ka nisur një hetim i gjerë pasuror në dyshime me abuzimet në agjencinë shtetërore Saspak.

Në dalje për mediat, Beqaj tha se kishte kërkuar nga organet e drejtësisë kthimin e laptopit, pasi aty kishte të gjitha dokumentet e sterilizimit. “Unë e kam pranuar që në momentin që ka ndodhur qoftë kontrolli i banesës qoftë sekuestrimi i laptopit.

Kam kërkuar që laptopin të paktën të ma japin pasi kam të gjitha materialet e sterilizimit që të mund të vazhdoj komunikimin me SPAK për çështjen e sterizilimit. Kërkoj nga drejtësia që të jetë korrekte me mua. Ka katër javë që kemi kërkuar të gjitha raportet e KLSH-së me të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme”, tha Beqaj.

Ish-ministri u pyet nëse kishte njohje me personat e tjerë të dyshuar ndaj të cilëve u ushtruan kontrolle nga SPAK. “Ermal Kurtulajn e njoh prej 15 vitesh. Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej edhe nga Saspaku. Lokali Gzona ka shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time. bashkëshortja ime është larguar para 4 vitesh dhe nga gjithë puna, ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra”, tha ai.



3 Comments

  1. gazetari Zamir Dule që ka 27 vite i gjymtuar nga dhuna e Berishës, tek Ziso Kristopulli në Ksamil i dhunuar e rrënuar, tek Remzi Hoxha që nuk dihet se ku ‘fle’… Të tre viktima të dhunës politike të Saliut, që sot ankohet për gjykim politik. Të këtij njeriu që dhunuesit që kishte në krye të SHIK, Bashkim Gazideden dhe Arben Sefgjinin, kur u bë sërish ‘nuse’ i veshi me pushtet si drejtorë Arkivash e Tatimesh.

    1. po qitni faktet mo shkerdhata ku i keni provat per keto shpifje ti e te gjithe ata qe kane humbur shpijat tek sudja xhaferri vefa njoh edhe une prej tyre qe e kane inat saliun sepse kan humbur shtepijat dhe fajin per kete e sala nje njeri qe shet shtepine per ti futur leket me interes vetem ne shqiperi ka ndodhur skam degjuar askund nje gje te tille prandaj para se tju flasi bytha nxirrni fakte e spaku eshte gati ta fuse brenda saliun se tani jane sulur te gjithe si korbat ne stervine po ju ne vend qe te shikoni ekonomin tuaj shikoni salen qe ka siguruar jeten per shtate breza e askush nga keta nuk ka per te bere burg ok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *