• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje rreth “dramës” së Selena Gomez dhe Kylie Jenner

Paparazzi, Slider



Pavarësisht spekulimeve në media,Selena Gomez nuk po fliste për Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet në Golden Globe.

Burimi tha për People se Selena “absolutisht nuk po i referohej diçkaje në lidhje me Timothée ose Kylie” dhe “ajo madje as nuk i kishte parë apo kishte folur me ta.”

Selena dhe Kylie u përfolën në media pasi erdhi këngëtarja shkoi gjatë mbreëmjes te mikesha e saj, Taylor Swift, për t’i thënë diçka. Njerëzit në TikTok, kanë lexuar buzët e Sel dhe mendojnë se lidhet pikërisht me çiftin Timothée dhe Kylie.

“I kërkova një foto atij (Timothée) dhe ajo (Kylie) më tha jo”, mendohet se i thotë Selena Taylor dhe Keleigh Teller. Kjo e fundit e pyet: “(foto) me Timothée?”. Selena konfirmon me kokë dhe shoqet e saj shprehin habi, para se Taylor të shohë kamerën që i fokuson dhe t’i kërkojë Selena-s që të heshtë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *