• |
ide | kryesore

Arbitrat çdo javë më të kritikuarit, Jareci optimist pas testeve: “Përmirësojmë problematikat”

Sport, Video
Jareci



Gjithnjë në shënjestër të kritikave, edhe arbitrat janë protagonistët e këtij sezoni të kampionateve kombëtare. VAR ndoshta ka ndihmuar për të ulur numrin e rasteve të kontestueshme, por kurrësesi nuk kanë shpëtuar arbitrat nga akuzat. Tashmë edhe më të përqendruara te qëllimshmëria, duke qenë se pas tyre është teknologjia, që duhet të ishte ndihmë. Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, është mësuar prej vitesh të durojë presionin që ekziston mbi arbitrimin, por pas testeve në vigjilje të rifillimit të kampionateve duket optimist.

Për dy ditë më radhë “Shtëpia e Futbollit”, në fakt, priti 70 arbitra dhe asistentë të kampionatit shqiptar të cilët iu nënshtruan testeve fizike dhe seminareve teorike. Me qëllim përmirësimin e nivelit të arbitrimit si dhe zgjerimin e njohurive, në seminarin teorik të sotëm ishte i ftuar edhe drejtori i IFAB, David Elleray. Anglezi vjen në rolin e instruktorit të UEFA dhe është personi i cili përgjigjet për performancën e arbitrave shqiptarë në UEFA.

Sidoqoftë, testet fizike dhe seminaret teorikë që iu nënshtruan arbitrat dhe asistentët, nën mbikëqyrjen e Sektorit të Arbitrimit në FSHF, kanë lënë të kënaqur shefin e tyre Jareci. “Gjendja duket optimale, që tregon që arbitrat vazhdojnë dhe stërviten sistematikisht duke ndjekur programin që preparatorët atletikë vënë në dispozicion të tyre. Pjesë të seminarit do të jenë të gjitha problematikat e fazës së parë të kampionatit duke përfshirë edhe disa tema te tjera”, shpjegoi Jareci, duke shtuar se janë diskutuar e analizuar edhe situata të ndryshme të ndodhura përgjatë dy fazave të para të kampionatit.

https://youtu.be/3DcaY-6TmBs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *