• |
ide | kryesore

Video/ Tris i Milik e perlë e Yildiz, Juventus shkatërron Frosinone e shkon në gjysmëfinale të Kupës

Sport, Video
Milik



Pas Fiorentinës, Lazios dhe Atalantës, Juventus është skuadra e fundit që pret biletën për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë 2023/24. Në Allianz Stadium gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e Max Allegri. Bardhezinjtë mposhtën 4-0 Frosinone dhe përgatiten për t’u përballur me Lazion në turin tjetër. Në Torino, Milik ishte protagonisti i madh i mbrëmjes. Në pjesën e parë, polaku zhbllokoi ndeshjen me penallti dhe dyfishoi rezultatin me të majtën, pas një asisti nga McKennie. Në pjesën e dytë numri 14 i Juventus shënoi një trigolësh, duke përfituar nga një gabim i Cerofolini. Polakut iu anulua edhe goli i katërt, që më pas e shënoi Yildiz, me një perlë të vërtetë pas një tjetër asisti të McKennie.

Një tjetër goleadë në Kupën e Italisë. Pas 6 golave kundër Salernitana (raundi i 1/8) një javë më parë, tani 4 kundër Frosinone në çerekfinale. Juventus fluturon në gjysmëfinale kundër Lazios i shtyrë nga trigolëshi i Milik dhe një magji e re nga Yildiz. Festa perfekte për 400 pankinat e teknikut Massimiliano Allegri me Zonjën dhe një injeksion i ri besimi për garën e titullit me Inter.

Lexo më tej: Video/ Gjimshiti feston në San Siro: Atalanta ‘flak’ Milan nga Kupa e Italisë

Një pjesë mjaftoi për të sistemuar çështjen kualifikim (2-0 pas 38′). Pjesa e dytë shërbeu për të përfituar nga zëvendësimet dhe për të kursyer energji në funksion të ndeshjes së kampionatit të së martës kundër Sassuolo. Frosinone, në disavantazh pas dhjetë minutash, mbetet krenare që arriti deri në çerekfinale falë fitores së bujshme në 1/8 ndaj Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *