• |
ide | kryesore

Atalanta e Gjimshitit është një spektakël: 5-0 ndaj Frosinone dhe Gasperini sheh zonën Champions

Sport, Video
Atalanta



Në javën e 20 të Serie A, Atalanta dhuron spektakël dhe mposht Frosinone 5-0 në stadiumin Gewiss. Bergamaskët i bënë gjërat të qarta që në fillim, duke shënuar tre gola në 14 minutat e para. Sfidën e zhbllokoi Koopmeiners në minutën e 8′ me penallti. Më pas Ederson dhe De Ketelaere, mes minutave 13 dhe 14, e mbyllën lojën. Në minutën e 83′ dhe të 90′, erdhën edhe golat e Zappacosta dhe Holm për ti dhënë përmasa fitores. Me këtë sukses, Gasperini arrin Lazion me 33 pikë, -1 nga Fiorentina e vendit të katërt.

Lexo më tejVideo/ Milan i tërbuar për penalltinë e Atalantës, Leao: “E pabesueshme”

Atalanta kishte shumë diferencë për një Frosinone të turpshme në impaktin e tyre në një ndeshje që, pas 4 humbjeve radhazi, duhej të luanin me thikë mes dhëmbëve. Zikaltrit fituan me rezultat të thellë, duke e mbyllur ndeshjen pas një çerek ore. Koopmeiners, Ederson, De Ketelaere e bënë shumë të thjeshtë pjesën tjetër të lojës, që u vendos nga dy goditje të tjera në fund me firmën e Zappacosta dhe Holm. Një 5-0 që vlen për vendin e pestë, një pikë pas Fiorentinës, ndërsa Frosinone mbetet +2 nga zona e sigurisë dhe duhet të gjejë rrugën e duhur shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *