• |
ide | kryesore

Rikthimi shqetësues i Donald Trump

1, 2, Arkiva, Ide
trump iowa



Fushata elektorale në Iowa, rezultati i së cilës do të ndikojë së tepërmi mbi çështjet globale, përgjatë një viti plot zgjedhje, sapo në Shtetet e Bashkuara. Rezultatet e saj nuk lënë vend për dyshime. Duke shkatërruar rivalët në zgjedhjet e organizuara në të ftohtin polar të këtij shtet rural dhe shumë konservator, Donald Trump konfirmoi statusin e tij si favorit në garën për nominimin e republikanëve, për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Votuesit republikanë qenë dëshmitarët më të mirë për të matur përbuzjen e papërfytyrueshme të Donald Trump për të zbatuar rregullat. Ky i fundit nuk denjoi të marrë pjesë as edhe një herë të vetme në debatet mes kandidatëve të organizuar nga partia e tij duke shmangur këtë detyrim qytetar sa të shëndetshëm po aq edhe të domosdoshëm.
Ish-biznesmeni pati më shumë se një arsye për të festuar triumfin e tij mbrëmjen e 15 janarit. Rivalja e vet më serioze, ish-ambasadorja në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, u mund u mund në garën për vend të dytë nga guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, fushata e të cilit gjithësesi është në agoni. Këtu Haley nuk do të përfitojë nga fryma e entuziazmit që do i duhet për takimin tashmë vendimtar të primareve në New Hampshire, të planifikuar për 23 janar.

LEXO ME TEJ:

Donald Trump fiton lehtësisht në Iowa duke lënë prapa dy kundërshtarët republikanë

Këto rezultate të para janë sa të turpshme, aq edhe shqetësuese për demokracinë amerikane. Për herë të parë, zgjedhësve iu kërkua të votonin për një ish-president, akti i fundit i të cilit në detyrë ishte shkelja e parimit themelor të vendit të tij: respektimit të rezultatatit zgjedhor dhe transferimit paqësor të pushtetit.

Tre vjet më vonë, votuesit republikanë duket se i kanë harruar imazhet degraduese të mbështetësve të presidentit në largim, që sulmuan Kapitolin në Uashington për të parandaluar çertifikimin e fitores së padiskutueshme të Joe Biden. Më keq akoma, shumë prej tyre vazhdojnë të besojnë teorinë delirante të komplotit se zgjedhjet u vodhën nga ata që realisht i humbën ato.

Kjo qasje me sy mbyllur nuk është një shaka, pasi Donald Trump po paraqet si të vetmin program elektoral përpara zgjedhësve, etjen për hakmarrje dhe dëshirën për revansh. Kështu duhet edhe spastrimi i gjerë në administratë, që ai parashikon në rastin e një fitoreje në nëntor, duke vendosur ndado besnikë të përzgjedhur mbi këtë kriter dhe jo atë të meritokracisë. Nuk ka dyshim se një gjë e tillë do të dobësojë shtetin federal, për në favor të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara.

Votuesit në Iowa gjithashtu nuk u ndikuan nga proceset ligjore që ka përpara Donald Trump dhe as nga një sërë akuzash që pikturojnë një portret krejt të kundërt me atë të një burri shteti. Edhe në këtë pikë Trump, arriti me ndihmën e mediave tejet të buta kundrejt tij të injektonte helmin e dyshimit.

Analiza e BBC/ Fitorja e thellë e Trump në Iowa, ç’do të thotë kjo për rivalët e tij

Në realitetin paralel të vizatuar nga ish-presidenti, shkelja e rregullave të financimit të fushatës zgjedhore, presioni i ushtruar për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale 2020, apo marrja e paligjshme e arkivave të klasifikuara pas largimit të tij nga pushteti nuk përbëjnë asnjë lloj shkeljeje. Përkundrazi, faktin se duhet të përgjigjet për veprimet e veta ai e paraqitet si një kërcënim për demokracinë.

Afati po skadon për republikanët që e refuzojnë kthimin e kaosit dhe egos shkatërruese në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Atyre u kanë mbetur vetëm pak ditë për t’u tubuar pas një kandidature alternative dhe për të parandaluar që gara e primareve të shitet si një plebishit.

Editorial i Le Monde, pergatiti Lapsi.al



17 Comments

  1. Ky artikull duhet tamam sikur ka dale nga fuge-rilindja. Eshte e njejta strategji banale sorrosiane

    per te demonizuar kundershtarin politik si ne Shqiperi ndaj Berishes. Por popujt nuk hane bar dhe

    nuk genjehen aq lehte sa kujtojne keta. Sa me shume eshte goditur me metoda ekstra politike Tramp

    aq me shume eshte rritur perkrahja dhe mbeshtetja popullore. E njejta gje ka ndodhur edhe me

    Berishen, sa me shume eshte goditur padrejtesisht dhe antikushtetueshmerisht nga hijenat e

    korruptuara te rilindjes, aq me e madhe eshte e do te jete perrkrahja ndaj tij. Sigurisht qe ketu

    regjimi eshte antidemokratik dhe metodat jane me brutale per ta eleminuar Berishen dhe

    popullin opozitar por besoj se nuk do ia dalin dhe nje ndihmese do te ishte fitorja e Tramp

  2. Berisha nuk ka arritur të zhvillojë dot asnjë takim ndërkombëtar edhe pse e konsideron vetën si kryetar të opozitës. Në dy vite , Berisha dhe Rithemelimi nuk ka takuar dot asnjë zyrtar amerikan, britanik apo europian. Madje, nuk ka arritur të takojë asnjë zyrtar dhe politikan të rajonit, qoftë edhe ndonjë lider të botës shqiptare. Me pak fjalë izolimi është aq i thëllë sa Berishën në këto dy vite nuk e ka takuar as ambasadori kosovar.

  3. Ky patronazhisti po na mbushka mëndjen që Doktori nuk paska takuar asnjë ! Të gjith tezat e Doktorit qoftë për narko shtetin deri tek drejtësia sorrosjane , të gjitha planet e ballkanit të hapur deri destabilizimi i rajonit , po dalin qart dhe po vërtetohen ! Duan s’duan të gjith po i përtypin dhe po shtjellojnë tezat e tij ! Sa për Trump , drejtësia sorrosjane (siç deklaron vet Trump ) ka kapur disa hallka të drejtësis amerikane , po prap mbetet e vetmja demokraci e vërtet në botë .

    1. PAQE DHE RESPEKT ESHTE E PARA DHE ME KRYESORJA ESHTE WE THE PEOPLE! NARKOQEVERIA E EDI RAMES THONE TE VJEDHIM NE DHE JU HANI NJE HERE NE DITE! thotë:

      Per zyrtaret e narkoshtetit shqiptar u rekomandojme te shikojne me kujdes dhe vemendje vetem dy video te Z TRAMP NJE NE DAVOS DHE TJETRA U,N FJALIME BRILANDE QE KANE SI BAZE. VETEM PAQE DHE VETEM PAQE!

  4. Donald Trump eshte personi me i papershtatshem per te qene President i US, ka probleme serioze me demokracine dhe ligjet, por edhe Biden nga ana tjeter nuk duhet te kandidoje me.

    Eshte e cuditshme qe keto dy parti nuk mund te nxjerrin kandidate te tjere, te ekuilibruar dhe qe nuk terheqin probleme.

  5. Në rrugë e sipër për të qenë vetvetja dhe për të mos qenë me asnjë, Gazi u shndërrua në gaztor tragjik.
    Në përpjekjen e tij sizifiane për t’i ngjarë Saliut, përfundoi duke i ngjarë Mulit.
    Tani flet papushim si ai, mendon pa mendim si ai, vepron me gjeste si ai, trashë zërin dhe bën si i fortë ngjashëm me të.

  6. Shko idiot me kete koment, riktheje tek Gebelsi i rilindjes se krimbur.Na e shfaq ne cdo artikull ne portal, mos je i cmendur, apo paguhesh per kete propagande,,,idiot. Persa i perket titullit te artikullit,TRAMP eshte me i forte nga shendeti

    1. Suksesi me energjinë e rinovueshme, media italiane krahason Shqipërinë me Suedinë: Ka përmbushur direktivat e BE-së

  7. Por me sa duket kur vjen ai momenti që do pyeten vërtet ngaqë e dinë se çfarë kanë bërë, ju priten gjunjët, ju thahet pështyma dhe fillojnë e fshihen pas pantallonave të avokatëve.

    Mbi të gjitha, Berisha e ka për herë të parë në jetë që merret në pyetje se çfarë ka bërë dhe hera e parë është gjithmonë e vështirë. Sidomos kur humbet virgjërinë e njeriut të ndershëm në moshën 80- vjeçare

  8. Gazeta “Le Monde” njihet se është nje media franceze me qëndrim të theksuar majtist e qëndrimi i saj anti Trump nuk përbën ndonjë risi.
    Por ajo që të habit është zelli i portalit Lapsi për tju referuar gazetës sallakse franceze, ndërkohë që ka marrë përsipër të mbështesë fuqishëm “trumpistin” Berisha.

  9. Le Monde eshte motra e gazetve te tjera socialiste dhe e mainstream media qe financohen nga te miliarderet pedofilo marksisto antihuman qe kane kapur Bidene e hales prej hunde dhe po implementon axhendat e tyre te kthimit te censures, diktatures, reduktimit te lirive dhe te drejtave te njeriut, futjen me dhune te axhendave te rrezikut te klimes, te LGBT ,antifamilje dhe anti shtim popullsie, dhe me qellim final reduktimin e popullsise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *