• |
ide | kryesore

Video/ Shishja në kokën e Osmanit trondit Erzenin: Disiplina dënon rëndë edhe Albi Dokën

Sport, Video
Disiplina



Disiplina nuk ka bërë shaka në lidhje me incidentet e ndodhura në javën e fundit të kampionatit. Gjobat e zakonshme nuk kanë munguar, por krahas tyre sanksionet kanë goditur mbi të gjitha Erzenin dhe Tiranën. Klubi shijakas për goditjen me shishe nga tifozët e tyre ndaj drejtorit sportiv të Vllaznisë Tefik Osmani duhet të luajë katër ndeshje pa tifozë.

Sjellja e Albi Dokës, që e la Tiranën me 10 lojtarë në fund të ndeshjes me Teutën e përfunduar 2-2, nuk i ka pëlqyer komisionit. Disiplina e rriti në 3 ndeshje skualifikimin e mbrojtësit bardheblu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Lexo më tej: Në Berat u sulmua arbitri, Tirana-Vllaznia përfundoi me rrahje: Disiplina përjashtime e pezullime pafund

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

KF Vllaznia e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës në ndeshjen kundër FK Kukësi. Në bazë të nenit 17/2/b të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Kukësi e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës. Në bazë të nenit 17/2/b të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Erzeni e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv dhe duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë. Në bazë të neneve 6/3/b, 17/1/c, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë
Lojtari i KF Tirana, Albi Doka, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.
AF Elbasani epëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë kundërshtare. Në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *