• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Merr shtat “Parku Eden” i Ramës brenda kryeministrisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
eden



Në korrikun e nxehtë të vitit 2022 një lajm bëri xhiron e mediave në Shqipëri se kryeministri Edi Rama po i dhuronte vetes një park brenda kryeministrisë. Fatura? 3.7 milionë euro. I quajtur “Parku Eden”, bëhej fjalë për një projekt të studios austriake “Precht” që në bazë të tij kishte një kompleks druri dhe pemësh.

Për shkak se ky projekt nxiti reagime të shumta në publik se si paratë e buxhetit shpërdorohen për idetë e kryeministrit dhe relaksin e tij u gjet një mënyrë për të kamufluar investimin.

Ai iu kalua Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u bë zbatues i projektit duke ia kaluar ndërtimin një kompanie të njohur private të përfshirë shpesh në punë publike.

Pavarësisht kritikave për kostot dhe kryerjen e ndërtimit në një godinë “monument kulture”, qeveria bëri veshin e shurdhër dhe po i shkon deri në fund projektit. Në një foto të publikuar nga aktivisti Ervin Goci në faqen e tij në Facebook duket se projekti është tashmë në një fazë të avancuar.

Rama ka deklaruar se instalacioni prej druri “nuk ishte një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise pune” dhe se nuk do t’i kushtonte buxhetit.

LEXO EDHE: Instalacioni 4 milionë euro/ Shteti si mbretëri e Ramës

Pse e mohoi Rama kapriçion 3.7 milion euro në kryeministri

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri transformon apo krijon hapësira me funksione të reja në kryeministri. Me marrjen e detyrës ai krijoi Qendrën për Hapje dhe Dialog, (COD) në korrik 2015. Posaçërisht për kryeministrinë në atë periudhë erdhi edhe vepra “The triple Giant Mushroom“ nga Carten Holler.

Kërpudha e famshme u shkatërrua në një nga protestat e opozitës, por u rikthye sërish më vonë. Në hyrje godina ndriçohet nga vepra artistike “Marquee” nga Philippe Parreno për të cilin gjithashtu është thënë se është një tjetër “donacion artistik”. 

Edhe kjo është konsideruar një ndërhyrje e paligjshme në fasadën e një monumenti kulture të kategorisë së dytë. ©LAPSI.al

FOTO/ "Fusha SHPK" nis ndërtimin i “Kopshtit të

4 milionë euro për instalacionin në Kryeministri, FSHZH i jep tenderin Fushës



12 Comments

  1. E mir o mir tall bythen me te “ardhurat” nga turizmi.
    Popull kar, mgjs ky i ka perzene ata qe do ja hajshin koken.

      1. Ore ti mire e ke, por populli nuk e ka fajin vetem se ka votuar kete psikopat, poooor mbi te gjitha se ka mbajtur nje opozite te paafte e te korruptuar

        1. Ky instalacion eshte prej druri apo prej floriri. Le qe harova une vetem 3.7 milion euro eshte. Ketu dhe plehrat kushtojne si floriri.

          1. Prej floriri, , jo per gje por ka paguar kete “studion” pastaj keto shtyllat e drurit, pastaj montuesit e ndertuesit, pastaj lageshtuesit e ajrit, pastaj konsicioneret, pastaj .. ruspiet qe do ti thone sa e bukur eshte, etj etj

      2. Ti qe thua se kur Mos jete kryeminister cdo te behet me kopshtet? Ta them une,si te vdese Rama,kryeminister behet Zaloja ( i biri ,se nuk ja mbaj mend emrin).Me kete milet kam frike se do vazhdoje mbreterimi edhe pas Zalos

  2. Popull teveqel , edhe 2 lek rroga e pensione qe marin paguajne idiotin disenjator te plotsoje idiotesite e tije,….

  3. Plas sherri mes grupit Berisha-Bardhi – Albana Vokshi i kërkon “llogari” Bardhit: Pse Rithemelimi s’ka përfaqësi në Bruksel? Të shtohej Berisha në rezolutë!

    1. Ky mendon që do jetë i përjetshëm dhe se nuk do të jetë më do të ngelet vepra e tij e do kujtohet në vite!!!

  4. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Kur s’ka punë budallai do luaj derën.Kujt ja kanë besuar Lekët takspaguesit shqiptarë,kujt!!!?Ja besuan atij që futi në burg 6 Muaj një kryefamiljarë për kamatëvonesën e energjisë elektrike në shumën prej 12 mijë Lekë të vjetra,dhe fukarai nga turpi vari veten,sepse drogaxhiu ulërinte se nuk do të tolerohet më vjedhja e energjisë elektrike,se tani e tutje do të vidhte vetëm ai dhe banda e tijë.Dhe këtë e thoshte ai që në Francë nuk ishte në gjëndje të fitonte me punë as edhe një cent,prandaj edhe mbeti poshtë urave të Senës si qen rrugësh,ndërsa këtu shpërdon Lekët sikur ja ka lënë Kristaqi.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *