• |
ide | kryesore

Prapaskena e Superkupës, Rocchi zbriti te Rapuano në pushim të ndeshjes: arbitri ngel në klasë

Sport
Rapuano



Polemikat rreth finales së Superkupës së Italisë, të fituar nga Inter ndaj Napolit të hënën nuk shuhen. Në shënjestër janë gjithnjë arbitrat, e konkretisht Rapuano. Informacionet e fundit zbulojnë praninë e dizenjatorit Gianluca Rocchi në dhomën e zhveshjes së arbitrit Rapuano në fund të pjesës së parë të ndeshjes. Dizenjatori, shkruan Il Mattino, “ka shpenzuar një kohë të gjatë pikërisht për të qortuar arbitrin në mënyrën e gjykimit që po aplikonte në fushë”.

Nga këtu erdhi ndryshimi i papritur i qëndrimit në pjesën e dytë pas një pjese të parë ‘lejuese’. Në fund, e pësoi Giovanni Simeone, duke marrë dy kartonë të verdhë në harkun e pesë minutave menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Rapuano, është pothuajse e sigurtë të theksohet, nuk u promovua nga drejtuesit e AIA-s. Këta të fundit megjithatë vlerësuan mënyrën e veprimit të De Laurentiis në bilbilin e fundit. Nga numri një i napolitanëve vetëm kritika të qeta (pa viktimizëm me pak fjalë) dhe propozimi i një tavoline për të menaxhuar më mirë VAR-in.

Lexo më tej“Turp, më keq se në Pekin!”: britma e teknikut Mazzarri pas Superkupës së fituar nga Inter

Polemika të shumta ka patur menjëherë pas përjashtimit të Simeone, me teknikun Mazzarri që protestoi ashpër ndaj arbitrit Rapuano. Tekniku i Napolit i tha arbitrit: ‘Turp, më keq se në Pekin’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *