• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme në bashkëpunim me tre të tjerë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Lajme, Të fundit
Fier



Një 31-vjeçar banues në Fier është arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë transportonin emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Ky aksion është zhvilluar në vijim të operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”, ku u zbulua pas një rasti të goditur më 4 janar. Në pranga ra 31-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar policor, “Tranzit”.

Njoftimi:

Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacioneve të mëparshme të Policisë.

Bashkëpunëtor për transportimin e 11 emigrantëve (rast i goditur nga Policia, më datë 4 janar), lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe ndaluan, 31 vjeçarin, banues në Fier.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Tranzit”, pasi dyshohet se më datë 04.01.2024, ka bashkëpunuar me tre shtetas, për të transportuar kundrejt pagesave, 11 emigrantë nga Vendet e Treta, në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *