• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë, evitohet derbi kryeqytetas në çerekfinale: shorti të mërkurën, ja ndarja në vazo

F1, Sport
partizani



Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024 ditën e mërkurë më datë 31 janar, ku do të zbardhen çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni. Përjshtohet derbi kryeqytetas, duke qenë se Partizani dhe Tirana ndodhen në të njëjtën vazo.

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të nisë në orën 11:00, ku do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Egnatia, Partizani, Vllaznia, Tirana, Teuta, Kukësi, Erzeni dhe Laçi.

Lexo më tejKupa e Shqipërisë, Tirana e Partizani në çerekfinale, Dinamo eliminohet në Laç: ja rezultatet

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *