• |
ide | kryesore

Video/ Allegri ndez sherrin në Pressing, Zazzaroni humb mendjen me Trevisani: “Perry Mason i motrës tënde”

Sport, Video
Trevisani



E pabesueshme ajo që ndodhi gjatë transmetimit të emisionit Pressing. Të ftuarit në studio, drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni, gazetari Sandro Sabatini dhe komentatori Riccardo Trevisani, ndezën një debat që më pas çoi në një sherr të vërtetë verbal. E gjitha për fajin e teknikut të Juventus Allegri.

Argumenti konfliktual ishte Juventus i Max Allegri, dhe në veçanti zgjedhja e trajnerit toskan që në vend të Yildiz të luante që në fillim me Milik, i cili u përjashtua më vonë. Megjithatë, pakkush do ta kishte imagjinuar se tonet do të arrinin deri në atë pikë sa t’i vinin “flakën” studios.

SHERR I EGËR NË PRESSING

Juventus dhe Allegri janë gjithmonë temë diskutimi në çdo studio televizive dhe në veçanti në Mediaset ku të ftuarit e rregullt Zazzaroni, Trevisani dhe Sabatini shpesh kanë mendime kontradiktore për numrin 1 të pankinës bardhezi. Këtë here “guri i skandalit” ishte zgjedhja e Max për të preferuar Milik ndaj një Yildiz në formë të shkëlqyer.

“Nuk ishte mirë Yildiz?”, pyeti Trevisani, i cili më pas tha me shaka: “E Milik në vend të kësaj ishte bombë…”. Fjalë të cilave Sabatini iu përgjigj ashpër: “Pra, Milik u përjashtua për shkak të teknikut Allegri?”. Diskutimi vazhdoi me ndërhyrjen e drejtorit Zazzaroni, ndërsa Trevisani akuzoi teknikun e Juventus se e kishte nënvlerësuar ndeshjen. Drejtori i CorSport iu përgjigj me sarkazëm: “Kush e di pse Elkann nuk të thërret ty për trajner”, e pyeti ai kolegun.

Në atë moment vetë Trevisani akuzoi dy bashkëbiseduesit e tij: “Ju jeni Perry Mason të një personi – tha ai duke iu referuar mbrojtjes së fortë të tyre për Allegrin – do të doja të flisja për futboll. Nëse duhet të thoni bravo, thoni bravo, nëse ka ndonjë gjë për të kritikuar, kritikohet. Në vend të kësaj, ju thoni mirë, pavarësisht se nuk është mirë.” Shpërthimi i plotë i Ivan Zazzaroni nuk vonoi të mbërrinte: “Perry Mason i kujt? I motrës tënde”, bërtiti ai para se t’i thoshte telekronistit të shkonte në djall.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *