• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduri në Egnatia Arena: rrogozhinasit përmbysin Erzenin 3-2 në pjesën e dytë

F1, Sport, Video
Egnatia



Egnatia nuk ndalet dhe i tregon të gjithëve se me një kampionat pa Final Four nuk do kishte rivalë. Rrogozhinasit kanë arritur një fitore të çmendur përballë Erzenit me përmbysje, duke fituar me rezultatin 3-2 në javën e 21-të të Superiores. Një sukses që i çon lojtarët e Tetovës 10 pikë para vendit të dytë.

E të mendosh, që sfida nisi më mirë për shijakasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 4’. Marzuk mposhti portierin Sherri, duke shkundur vendasit. Egnatia ndryshoi ritëm, por Erzeni rezistoi në pjesën e parë, pa kaluar drama në prapavijë. Deliallisi u duk se mund të administronte një ndeshje, që për të nisi menjëherë mirë.

Gjërat ndryshuan në në pjesën e dytë, për fatin e keq të Erzenit, shumë shpejt. Spahiu barazoi në minutën e 59’, duke u konfirmuar një lider i rrogozhinasve. Erzeni ishte cinik dhe gati e vrau ndeshjen, kur Zeka kaloi edhe njëherë në avantazh të tijtë, në minutën e 74’. Por pikërisht atëherë ndodhi kthesa. Egnatia barazoi për herë të dytë vetëm dy minuta më pas, kur Montenegro realizoi golin e dytë me fanellën e re. Ardhja tjetër e janarit, Ibrahimoglu përmbysi gjithcka 10 minuta nga fundi, duke i dhënë fitoren skuadrës së Tetovës.

Lexo më tejVideo/ Nica pendohet që u kthye: Egnatia e shpartallon keq 1-4, debuton me gol Montenegro

Kështu Egnatia vazhdon të marshojë në krye me 46 pikë, 10 më shumë se Partizani i vendit të dytë. Ndërsa Erzeni vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë në vendin e 7 me 22 pikëm në rrezik për mbijetesën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *