• |
ide | kryesore

“Himara vendosi!”/ Qytetarët protestojnë para GJK: Respektoni vullnetin e popullit

Lajme, Të fundit



Disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme para Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të kryetari të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Me pankarta në duar qytetarët kanë kërkuar që kjo gjykatë të respektoje vullnetin e qytetarëve dhe të lejojë Belerin të betohet.

“Himara vendosi!”, “Respektoni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”, thuhej në pankarta.

Tre ditë më parë Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Belerit për lejen për t’u betuar. Pas refuzimit të kërkesës së Fledi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, ka folur për mediat avokati i tij. Ai u shpreh se hapi i radhës ishte rekursi në Gjykatën e lartë.



7 Comments

  1. Kujtojmë që shumë biznesmenë dhe oligarkë që marrin para, koncensione dhe prona publike, paguajnë me fatura mujore televizionin e Familjes Berisha.

    Tan Dulaku, Bashkim Ulaj, Gentian Sula, Devollët, Salillari etj janë vetëm disa nga financuesit. Të tjerë që bezdisen nga lakimi që u bën Berisha në ballkon, duhet të paguajnë që të mos përmenden më.

    Prej dy vitesh, Syrin e Familjes Berisha besohet se e financon edhe Arben Ahmetaj, me paratë që ka mbledhur nga aferat me pasuritë publike.

    Ka informacione që tek Shkëlzeni paguajnë tarifa të mëdha mujore edhe disa ministra dhe drejtorë të pushtetit, të cilët Berisha nuk i përmend kurrë.

  2. E ku është problemi këtu??
    Nuk e di sa është e vërtetë por di që të gjitha tv kombëtare i ka Rama nën hyqëm dhe gjithë oligarkët që financojnë ato.
    Por siç duket o i paemër 13:02 do bësh propagandë për ata që të paguajnë!!!

  3. Hapi tjeter thote avokati do jete ne Gjykaten e Larte. Ne Gjykaten e Larte te Sokol Sadushit,

    te Sokolit shamikuqit?

    1. E vërtetë por janë të detyruar që t’a kërkojnë 13:51.
      Pastaj stacioni i fundit Strasburg në gjykatën për drejtat e njerzëve.
      Të shpresojmë që dhe atë gjykatë të mos t’a ketë blerë Rama sepse një rilindas është pjesë e saj!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *