• |
ide | kryesore

Lexime të cekëta për Maqedoninë e Veriut

Blog



Keqkuptime me përjetimin e datave të rëndësishme historike kur ato ngjajnë aty-për-aty u ndodhin krejtve.

Është shumë e shtirë m’i rrokë kthesat paradigmatike në zhurmat sipërfaqësore të përditshmërisë dhe paradës së “defilimit të sedrave” t’smuta.

Ato janë nyjëzime simbolike dhe përmbajtjesore në të njëjtën kohë.

Shkrihen njana në tjetrën – herë doket ajo e herë kjo.

Edhe ashtu momentet për t’u shndërru në monumente u duhet hapësirë dhe retrospektivë. Varësisht nga pika e ndodhjes së kqyrësit.

Por, përmes atletikes së historisë mund të mësojmë dhe trajnojmë sensin që disa shenja t’i kapim.

Kena shumë shembuj të këso lloj turbullimesh. Herë me hiri e herë pahiri.

Letrën nga komisioni organizativ të Kongresit të Manastirit dërguar Faik Konicës për pjesëmarrje e përqeshë ky i fundit. Madje, Konica i quajti ata Xhon Turqit e Manastirit. E shkroi një letër dhe shprehi bindjen e tij që kjo është veç “cirkuz’hane”, që s’do të ketë asnjë rezultat, dhe ky Alfabet bile as që do të mbijetojë.

E shihni si reagimi i Konicës për Kongresin u zhvleftësua nga koha në raport me arritjen e “harrnume” të kësaj date.

Në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Gjergj Fishta e shkruan një poezi. Në mes tjerash thotë: Oj Zanë, t’këndojm… t’vajtojm, deshta me thanë;

Pse sot ditë kangët s’asht për mue e tye.

E shihni se si kjo poezi mërzie e Fishtës ngat datës së Pavarësisë është shumë më e vogël se rëndësia dhe rezultati që erdhën nga kjo ngjarje. Pesimizmi i tij sado që ishte racional në kontekstin e gjendjes së Shqipërisë në ato momente, data e “maroi” veten dhe iku drejt përjetësisë.

Kemi edhe shumë shembuj të tjerë të kurthimit me hiri në historinë tonë të re. Të njerëzve t’pëlkymë ideologjie.

Për shembull, thonë që Albin Kurti në datën e Pavarësisë së Kosovës kishte porositur cuclla për veshë që mos t’i dëgjonte festimet. Festimet e një shteti që nuk po lindte, sipas tij, dhe e pengonte gëzimi i turmave. “Turma” që kishin pritur me shekuj këtë ditë. E për “çudi” sot me mish e me shpirt “provon” ta mbrojë atë datë.

Tani kemi këso lloj leximesh edhe me atë se çka po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Disa po thonë që ngjarja është një maskaradë pa përmbajtje e një Kryeministri shqiptar atje. Epo, kur data t’u kthehet në monument, do ta shihni se kush është tu ba cirguz knejpari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *