• |
ide | kryesore

Fusnin celularë dhe drogë për të burgosurit me dronë, arrestohen 4 persona në Itali

Lajme, Të fundit



Katër persona janë arrestuar në Itali me akuzën se i përkasin një organizate që u shpërndante të burgosurve celularë dhe drogë duke përdorur dronë. Sipas hetimeve, dërgimi i celularëve dhe telefonave për të burgosurit në këtë mënyrë bëhej në burgjet e zonës më të gjerë të Torinos, Italisë qendrore dhe Siçilisë.

Gjithashtu policia italiane sekuestroi dy dronë ndërsa hetimet nisën dhjetorin e kaluar, me arrestimin e një operatori. I gjithë ky rrjet ilegal është koordinuar nga një i burgosur, i cili akuzohet për bashkëpunim me mafian dhe ndodhet në burgjet e Akragantës, në Siçili.

Për çdo dërgesë, operatorët e dronëve merrnin 1500 euro dhe brenda pak muajsh organizata kishte fituar mbi 100 mijë euro. Droga dhe celularët u dërguan direkt në qelitë e të burgosurve, ndërsa organizatori i spirales më pas mori videon si dëshmi të dorëzimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *