• |
ide | kryesore

Beyoncé lançon linjën e kujdesit të flokëve

Paparazzi, Slider



Beyonce zbuloi së fundmi njoftimin që fansat kishin pritur, duke postuar në Instagram se do të lançonte një linjë të re ndaj kujdesit për flokët të quajtur Cécred.

“Flokët janë të shenjtë. Udhëtimi fillon më 20 Shkurt. Vizitoni CECRED.COM,” shkroi ajo në Reel.

Biznesi quhet Headliners Hair Salon, emri i sallonit të flokëve, që dikur drejtonte nëna e saj, Tina Knowles (dhe ku Destiny’s Child këndonte për klientët përpara se të arrinin suksesin  e tyre të madh).

Në fund të videos, një klip  i Beyoncé-s së re dhe mamasë së saj në vitet 1980  luhet ndërsa klipi përfundon.

Që nga e mërkura, faqja e internetit e markës – e cila përmban disa nga të njëjtat pamje të Sallonit të Flokëve Headliners dhe një link për t’u regjistruar për njoftimet me email – nuk jep asnjë tregues se çfarë mund të përfshijë linja e produkteve të Cécred.

Beyoncé ndjek gjurmët e një grupi të famshëm që zotërojnë marka të kujdesit për flokët, duke përfshirë Jennifer Aniston, Priyanka Chopra, Tracee Ellis Ross, La La Anthony dhe Jonathan Van Ness./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *