• |
ide | kryesore

Video/ Scalvini shënoi me këpucën në dorë: ja përse u anullua goli i mbrojtësit të Atalantës

Sport, Video
Scalvini



Nuk ishte një episod vendimtar, sepse goli më pas u anulua edhe për pozicion jashtë loje të Pasalic. Për më tepër që Atalanta e mbylli ndeshjen me golat e Zappacosta dhe Bilal Touré, duke i çuar shifrat 1-4. Megjithatë, ka një kuriozitet që ia vlen të analizohet. Bëhet fjalë për golin e mbrojtësit Scalvini në minutën e 75′, kur rezultati ishte 2-1 për zikaltrit. Mbrojtësi i teknikut Gasperini shënoi duke mbajtur një këpucë në dorë dhe ia tregoi publikut gjatë festës. A mund të bëhet? Rregullorja është shumë e qartë: nëse këpuca hiqet aksidentalisht, po.

Lexo më tej: Video/ Usain Gjimshiti: Atalanta ekzalton sprintin e kapitenit kuqezi

Megjithatë, duke kontrolluar nëpër imazhet e aksionit, dallohet një parregullsi. Scalvini del përpara Ekuban dhe, në ndërhyrje, këpuca e tij e majtë duket se i del pjesërisht në këmba. Në atë moment, mbrojtësi i Atalantës përkulet dhe e heq atë. Ky është episodi kyç: këpuca hiqet vullnetarisht dhe, për shkak të rregullit 4 (uniforma e lojtarëve), nuk është e lejueshme. Prandaj, pavarësisht pozicionit jashtë loje të Pasalic, që nuk ishte fare i qartë, goli gjithsesi duhej të anulohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *