• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia çau rrjetën, plasin polemikat në Durrës: Teuta thyen Kukësin për mbijetesën

F1, Sport, Video
Teuta



Teuta rrëmben fitoren në sfidën kundër Kukësit, me rezultatin 1-0. Në “Niko Dovana”, luhej për mbijetesën në javën e 24 të Superiores, e në të tillë situatë, nuk mund të shmangeshin polemikat. Teuta mori fitoren me një penallti, ndërkohë që Kukësi pretendoi një tjetër të padhënë. Në fund, Tafas i shkoi pranë mrekullisë, por portieri i Kukësit nuk mundi të barazonte rezultatin, falë ndërhyrjes së Vatës.

Martini kërkonte fitoren, për tu shkëputur nga Kukësi i vendit të fundit dhe për tu bashkuar me skuadrat që luftojnë për shpëtimin. Sfida nisi me ritëm të lartë e të dyja skuadrat provuan të gjenin golin, Kukësi protestoi për një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, pas pengimit në zonë të Salami. Asgjë për arbitrin, që e pa ndryshe episodin e radhës në zonën kuksiane.

Në minutën e 49’ ishte Faust ai që u pengua në zonë dhe arbitri akordoi një 11-metërsh për Teutën. Polemika të forta të Kukësit, për një 11 metërsh tepër të dyshimtë, por nuk ndryshoi vendimi i arbitrit. Peposhi nuk gaboi nga pika e bardhë, me goditjen që çau edhe rrjetën. Në minutën e 58’, Kukësi barazoi me Solodovnikov, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje, edhe ky i dyshimtë.

Lexo më tej13 ndeshje pa fituar në kampionat, shkatërron 3-0 Skënderbeun: Teuta i kishte mundur korçarët edhe në Kupë

Në fund, Kukësi mund të barazonte me portierin e tij. Anxhelo Tafas doli në kohën shtesë në ndihmë të sulmit. Në zonë për goditjen e fundit nga këndi, portieri goditi me kokë, por Vata i mohoi golin. Kështu Teuta ngjitet momentalisht në vendin e 8 në renditje me 24 pikë. Mbetet i fundit Kukësi me 19 pikë.

Teuta Kukesi
byu/Albaniafootball insoccer

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *