• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi: Skenarët e protestës do i shikoni më 20 shkurt

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Gazment Bardhi nga Korça foli për protestën e opozitës që do të mbahet me 20 shkurt në Tiranë. Në një komunikim për gazetarët, ai u pyet edhe për skenarët e mundshëm të këtij tubimi, por Bardhi tha se protesta do të jetë paqësore.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që në protestë qytetarët të vijnë bashkë me fëmijët.

Sipas tij reagimi qytetar nuk është as me porosi dhe as me skenar, por ata do jenë të lirë të protestojnë kundër kësaj qeverie.

“Skenarët do i shikoni në datën 20 shkurt nëse do e thonim skenarin e protestës sot do humbte kurioziteti, pa diskutim që protesta është formë reagimi do jetë reagim qytetar, nuk ka asnjë formë për tu ndalur, qytetarët do të vinë bashkë me fëmijët e tyre, familjarë, miq, duhet të jemi të gjithë si një formë reagimi ndaj qeverisë. Qytetarët do jenë të lirë të shprehin reagimin, protestën e tyre ndaj qeverisë. Reagimi nuk është as me porosi dhe as me skenar”, tha Bardhi.



6 Comments

  1. Kjo ide na u përforcua akoma edhe më shumë ditën kur Sali Berisha i bashkoi për “Shën Vlentin” Gazment Bardhin me Flamur Nokën në Shkodër. Atë mëngjes të gjithë u zgjuan me parandjenjën e mirë se spiralja e ngjarjeve jo të mira, që kishin shoqëruar prej vitesh si tik-taku i një bombe atë parti, dukej se ishte ndalur

  2. Demokratet e shkret ai nje grusht qe ka ngel nga azili i nje dekade, mbeten duke nbush demostrata te pashpresa.se vetem budallenjt me kartel mund te besojn se Rama do iki nga protestat. Show vetem show

  3. NJE PYETJE KAM KUR DO TE VIJE KRYEHAJDUTI I BALLKANIT NE TIRANE ME PJESHKAT DHE AVIONI QE E BLEU ME PARET E MOME ANETES DHE DAJO SPIRO KOLEKES? MEZI PO E PRESIM SE NGELI NE QIELL DHE PART TIME NE KRYEMINISTRI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *