• |
ide | kryesore

Berisha: Dy “armët” që do rikthejnë opozitën në pushtet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Një ditë para protestës së 20 shkurtit, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se çdo shqiptar do ketë në këtë tubim dy armë të forta, të vërtetën dhe bashkimin. Nga arresti i shtëpisë, ku ish – kryeministri ndodhet prej 30 dhjetorit të 2023, tha se e vërteta dhe bashkimi do shtrojnë rrugën e rikthimit të opozitës në pushtet.

Berisha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në protestën e 20 shkurtit, duke theksuar se “çdo shqiptar ka shansin që të ecë krah të vërtetës dhe të gjunjëzojë shkaktarin e fatkeqësive të tij”.

“20 shkurti do të jetë në historinë e demokracisë një ditë e shenjtë, sepse kjo protestë do të jetë ndryshe nga çdo protestë që Shqipëria ka pasur nga 20 shkurti 1991 deri më sot. Kjo sepse secili prej jush, çdo protestues do të ketë nesër me vete dy armë që nuk i ka patur me parë. Çdo shqiptar që do shkelë më 20 shkurt në Tiranë do marshojë me këto dy forca madhore. Protestuesit do kenë në njërin krah të vërtetën, ndërsa në krahun tjetër bashkimin.

Me lejoni këtu të përshëndes në emirin tuaj mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë që kanë ardhur dje dhe sot në Tiranë nga të katër anët e dheut për të bashkuar me ju, nesër ditën e fitores. Këto janë dy forca që do ta bëjnë më të rëndë hapin e cdo demokrati. E vërteta dhe bashkimi do të bëjë që zëri i protestuesve të depërtojë në zemrat e shqiptarëve kudo që janë. E vërteta dhe bashkimi do shtrojnë rrugën e rikthimit të opozitës, rikthimit të PD në pushtet, rrugën e shpëtimit të Shqipërisë”, tha Berisha.



3 Comments

  1. Hahahaha.
    O plak karagjoz.
    Neser rri te ballkoni, dhe lutu te mblidhen 1 mij veta.
    Dhe ti me ate fantazin tende 100 fishoje. Dhe si gjithmon do hedhesh ferra gomerve te tu.
    Si nje protest e permasave te pa para ndonjeher.

    Ike o plak i qelbur. Ikeeee
    Nuk del me nga ajo hale. Qe te kan mbyllur.
    Nuk ke per ta pare me tiranen, pervec se nga haleja jote.
    Aty o qelbesir. Aty e ke vendin.

  2. “Ky edhe i ka premtuar që për ty marr Kallashin edhe i thotë nesër eja merr Kallashin. Baca dhe mund ta marrë por deri në wc ka leje të shkoj me të”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *