• |
ide | kryesore

Rekordin, Coronado e vendos në aeroport: mesfushori largohet nga Arabia për në Brazil me 48 valixhe

Sport
Coronado



Ish-lojtari i Palermos, Igor Coronado, po zhvendoset në vendlindje, por nuk i pëlqen të udhëtojë lehtë. Madje kaq është pak të thuhet, sepse futbolliti mund të ketë vendosur një rekord të vërtetë, për një burrë. Për fluturimin përtej oqeanit, 30-vjeçari u shfaq në aeroportin e Jeddah me 48 valixhe. Numri impresionues i çantave ranë menjëherë në sy të gjithëkujt që ishte në aeroport. Pasi kaloi tre sezone te AI-Ittihād, Igor Coronado largohet nga Saudi Pro League dhe është gati t’i bashkohet Brazilit të tij të dashur, me destiancion Corinthians.

Lexo më tejBenzema bëhet një cështje shtetërore: fondi PIF bllokon largimin e tij nga Arabia

Lojtari i datëlindjes 1992 do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin historik paulist. Coronado ishte larguar nga vendlindja në moshën dymbëdhjetë vjeçare, duke ndjekur ëndrrat e futbollit ndërkombëtar. Sidoqoftë, ai nuk e kishte menduar se do të ishte protagonist absolut në largimin nga Arabia. Skena kurioze që e pa atë të zënë në aeroportin e Jeddah ngjalli të qeshura te shumë tifozë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *