• |
ide | kryesore

Shkoi të përshëndeste kolegët dhe ra nga skela, humb jetën 43-vjeçari shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik ka ndodhur në Sardenja në zonën e Gallurës në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një punëtor shqiptar nga Kosova. 43-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi mbi 10 m nga skela e kantierit të ndërtimit ku punonte në Olbia.

Sipas mediave italiane punëtori që ndërroi jetë quhej Bashkim Bitiçi dhe kishte lindur në Kosovë. Tragjedia ndodhi pasditen e së shtunës 24 shkurt në rrugën Londra. Sipas raportimeve, 43-vjeçari ra nga lartësia prej 10 metrash, para kolegëve të tij. Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi nuk ishte në detyrë, por ishte në vendin e kalimit për të përshëndetur miqtë. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit tragjik .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *