• |
ide | kryesore

Babai i Hailey Bieber alarmon fansat: Lutuni për të dhe Justin

Paparazzi, Slider



Stephen Baldwin ka nxitur aludime kur shkoi në Instagram për të rishpërndarë një postim duke kërkuar lutje për vajzën Hailey Bieber dhe dhëndrin Justin Bieber.

“Të krishterët, ju lutemi kur mendoni për Justinin dhe Hailey-n, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël për ta,” shkroi ai. “Ka sfida të veçanta me të cilat përballen njerëzit në pozicione me shikueshmëri të lartë.”

Në Instastory, të shpërndarë nga Page Six, Stephen ripostoi Reel, ku shfaqet Justin duke luajtur kitarë dhe duke kënduar “I Could Sing of Your Love Forever”.

Justin, 29 vjeç, ka mbajtur një profil më të ulët që nga viti 2022, kur anuloi turneun e tij Justice World Tour pas diagnozës së tij me sindromën Ramsay Hunt, të cilën ai shpjegoi “është nga ky virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe më ka shkaktuar paralizë në fytyrë”.

“Si rezultat i kësaj sëmundjeje, nuk isha në gjendje të përfundoja pjesën e turneut në Amerikën e Veriut”, postoi ai në Instagram Stories në atë kohë. “E kuptova se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani. Kështu që për momentin do të bëj një pushim nga turneu. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar.”

Këngëtari i “What Do You Mean” dha një përditësim mbi diagnozën e tij në mars 2023, duke shpërndarë një video të tij. Ai përfundimisht u kthye në skenë në  NHL All-Star Player në Toronto më 1 shkurt, duke kënduar disa hite të tij. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *