• |
ide | kryesore

Çështja Horner është një mister i vërtetë. Ai u lirua nga akuzat, por dalin bisedat në chat: “Ç’do veshësh poshtë?”

F1, Sport
Horner



“Çështja Horner” është e destinuar të lërë një gjurmë afatgjatë në këtë sezon të F1 2024, i cili është gati të fillojë. Edhe pse hetimi i brendshëm i Red Bull ka shfajësuar zyrtarisht drejtorin e ekipit, për njëzet vjet në krye të ekipit të themeluar mbi hirin e Jaguar, implikime të reja dalin nga kjo faqe në historinë e ekipit që është rikthyer prej tre vjetësh në krye të Formula 1 falë titujve të Max Verstappen.

SCREENSHOT KOMPROMENTUES

Në fakt, në orët e fundit, screenshot të disa bisedave komprometuese që i atribuohen Christian Horner u zbuluan përmes një emaili anonim dërguar rreth njëqind profesionistëve. Elementë të rinj, të cilët nëse vërtetësia e tyre do të konfirmohej, do të rëndonin si gurë mbi besueshmërinë e drejtorit të ekipit anglez. Gjë që do të rrezikonte edhe një herë pozicionin e tij brenda ekipit kampion bote në fuqi për pilotë e konstruktorë. Disa pasazhe janë mjaft kompromentuese, në një moment të caktuar, për shembull, kolegia e pyet Horner se çfarë do që të veshë të nesërmen në aeroplanin me të cilin do të udhëtojë skuadra. E ai nuk vonon t’i tregojë se gjëja më e rëndësishme është ajo që gruaja do të vishte nën rroba.

Lexo më tej: Video e mesazhe eksplicite ndaj një punonjëse: Red Bull rrëzon akuzat për Chris Horner

Herë pas here shfaqen fytyra të tij që kërkojnë komente. Sidoqoftë, në një moment të caktuar, shihet një foto, e turbullt, pa koment: duket si një gisht. Më pas vazhduan nënkuptimet seksuale, me gruan që për një farë kohe i shkoi lojës. Pastaj, ndryshimi i qendrimit. Ajo kritikoi këta burra të martuar lumturisht, të cilët bëjnë sjellje të diskutueshme. Horner e ndjeu goditjen, u mbrojt, duke kërkuar falje disa herë. E së fundi, Team principal – i martuar me ish-Spice Girls Geri Halliëell, e cila një muaj më parë tha se “nuk u besonte spekulimeve të caktuara” – i kërkoi gruas të fshijë të gjitha bisedat. Horner kishte nuhatur diçka që nuk shkonte dhe ndoshta po përpiqej të merrte masa. Shumë vonë, ndoshta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *