• |
ide | kryesore

AIA pezullon arbitrin Di Bello për një muaj: “Në pjesën e dytë i doli ndeshja nga kontrolli”

Sport
Di Bello



Një muaj pezullim për shkak të një menaxhimi të ndeshjes e cilësuar nga drejtuesit e AIA si katastrofike. Nuk po shkon mirë për Marco Di Bello, arbitri i Lazio-Milan, pasi është vënë në shënjestër të tifozëve bardhekaltër për orë të tëra. Di Bello madje është kontestuar nga vetë shefat e tij. Arbitri nga Brindizi, i cili gjithashtu kishte bërë bujë këtë sezon gjatë Juve-Bologna, ngeli në klasë për drejtimin e tij në përgjithësi, megjithëse bëri zgjedhjen e duhur në disa episode kyçe.

Cilët? Penalltia e munguar për faullin e pretenduar të Maignan ndaj Castellanos dhe kartoni i dytë i verdhë për Pellegrini. Në këto dy raste, shkruan Corriere della Sera pas konsultimit me burimet në AIA, Di Bello nuk ka gabuar aspak. Megjithatë, që atëherë, shumë gabime që e bënë presidentin Lotito dhe të gjithë klanin e Lazios të zemërohen.

Lexo më tej: Lotito me akuza të rënda pas Lazio-Milan: “Na përdhunuan, historia e një vdekje të lajmëruar”

Sipas drejtuesve të Shoqatës Italiane të Arbitrave AIA, arbitri 42-vjeçar nuk e ka kontrolluar ndeshjen në pjesën e dytë, e cila u mbyll me 11 të verdhë dhe 3 të kuq. E kjo do t’i kushtojë shtrenjtë: një muaj pezullim me siguri. Nuk është ndalesa e pare, në fakt, për gabime të mëdha në këtë vit sportiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *