• |
ide | kryesore

Aksident në Itali, furgoni përplas për vdeκje të riun shqiptar

Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik një ditë më parë në Itali. I riu është përplasur fatalisht nga një furgon që po drejtohej nga një 41-vjeçar. Përplasja fatale u regjistrua rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm jashtë Terracinës.

Furgoni ka qenë duke udhëtuar përgjatë Appian drejt Terracina, kur ka përplasur për vdekje 21-vjeçarin shqiptar. Drejtuesi i mjetit ka telefonuar menjëherë karabinerët, të cilët kanë gjetur të riu shqiptar anës rrugës. Shoferi i tha policisë se pranë mbikalimit me pamje nga spitali i Fiorinit, furgoni i tij ka goditur diçka. Ai nuk e ka kuptuar menjëherë se çfarë ishte dhe pasi ka udhëtuar disa metra, është kthyer mbrapa për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Më pas, ai ka zbuluar trupin e të riut shqiptar të shtrirë në shkurret në anë të rrugës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *