• |
ide | kryesore

Vuçiç: Perëndimi po kërkon njohjen e Kosovës dhe sanksione kundër Rusisë

Lajme, Të fundit



Presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi të shtunën perëndimin se po ushtron trysni mbi Serbinë për të njohur Kosovën, për t’i vënë sanksione Rusisë dhe për të vendosur siç tha, një regjim “kukull” në vendin ballkanik.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Beograd, pak orë para se Partia e tij Përparimtare Serbe të shpallte vendimin për zgjedhje të reja në kryeqytetin serb, të cilat janë përcjellë më shqetësime të thella për keqpërdorime.

Presidenti serb i bëri thirrje qeverisë së tij të zbatojë menjëherë rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-ut për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit në Serbi.

Në raport thuhet se zgjedhjet u mbajtën në kushte të padrejta dhe u “dëmtuan nga retorika e ashpër, anshmëria në media, trysnia ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.

Opozita ngulë këmbë se asaj iu vodh fitorja në Beograd dhe i gjithë procesi zgjedhor ishte i parregullt.

Presidenti serb tha se në kuadër të trysnisë perëndimore për njohjen e Kosovës përfshihet edhe kërkesa që Serbia të heq dorë nga mbështetja për Republikën Serbe në Bosnje.

Ai tha se zhvillimet në Ukrainë nuk po rrjedhin sipas pritjeve të perëndimit dhe Rusia mund ta përdorë Kosovën si precedent.

“Meqë këtë e dinë në perëndim, është me rëndësi që të mbulohet kjo çështje dhe do të rritet trysnia mbi Serbinë, por jo edhe mbi (kryeministrin e Kosovës Albin) Kurtin.

Atij do t’i bëhet trysni vetëm sa të mos krijohet një situautë kur Serbia duhet të reagojë, e këtë nuk e duam as ne”, tha presidenti serb, duke theksuar se në ditët në vijim “do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për të dërguar paratë, që janë paga e pensione për njerëzit tanë në Kosovë”.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi, por edhe për tensionet ndërmjet palëve.

Presidenti serb tha se mbi vendin e tij ushtrohet gjithnjë trysni për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, gjë që Serbia ka refuzuar ta bëjë.

Beogradi nuk e mbështeti as deklaratën e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny.

Përmes deklaratës së 16 shkurtit BE-ja fajësoi presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

Zëdhënësi i BE-së Eric Mamer tha se harmonizimi i politikës së jashtme me atë të blloku është pjesë e procesit të anëtarësimit të atyre që aspirojnë integrimet evropiane.

“Qartë ka pasoja në rast të mosharmonizimit me qëndrimet e BE-së pasi është kërkesë themelore që një vend duhet të harmonizohet me këto qëndrime për t’u bërë vend anëtar i BE-së. E Serbia është shprehur se anëtarësimi në BE është një qëllim strategjik i saj”, tha ai.

Ndonëse formalisht synon integrimet evropiane, Serbia ruan lidhje të ngushta me Moskën e cila mbështet pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore./VOA



4 Comments

  1. Ka vetëm tradhtarë e besëprerë që mund të kthehen veç si ushtarë të një ushtrie që qartas nuk do luftë, por ca beteja me qeverinë. Ku fitues del gjithmonë Rama por dhe ushtria përballë nuk mbetet pa ndonjë leje ndërtimi apo investimi.

    Opozita nuk mund të jetë si ato supermarketet që ndërrojnë etiketat mallrave të skaduara për ti nxjerrë prapë në shitje. Me këtë ofertë mund të gënjesh veç militantët, por ata që të çojnë drejt fitores kurrë.O vucic pyete nje here vellain e madh serb salih karaxhicin dhe shiko cfare do te thote.

    1. OJ DALLANDYSHE SHTEGTARE SHIKO VETEN NE RAPORT ME ZOTIN TEND NGA I CILI ERDHE DHE ATI DO TI KTHEHESH thotë:

      TE GJITH ERDHEM VEC E VEC NE KETE BOTE ,DHE PO KESHTU ,DO TI KTHEHEMI ZOTIT TON PA ASGJE VEC PERGJEGJSIVE PER ANGAZHIMET QE KEMI PASUR NE KETE BOTE ZOTI NA KESHILLON QE ASKUSH NUK BART MEKATIN E ANGAZHIMIT TE ASKUJT POR MEKATIN E VET ,NESE TI I NDERUAR ,PASI JE PJES E KRIJIMIT HYJNOR AS NUK JE P PAGABUESHEM DHE AS I PANDREQESHEM AS I TEPERT DHE AS I PAVLER MBI TOK LARGOHU NGA PADREJTESIJA PENDOHU KTHEJU HAKUN NJERZVE DHE GJITHCKAJE QENDRO TEK ZOTI YT TE CILIT DHE DO TI KTHEHESH FITO MESHIREN E TIJE ,SE I LUMI AI QE SHPETON NGA VETJA ,EGOJA E TIJE PER PUSHTET PARA DHE SIGURON VETEN E TIJE TEKMESHIRA ZOTIT PER SHPETIM TE FTOJ TE LEZOSH UDHEZIMIN HYJNOR TE NJIHESH ME DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKOSH PERGJEGJSIT QE ZOTI NA KA LEN TE GJITHEVE NE KET JET KALIMTARE NGA AI ME KTHIM ATIJE TY STE KRIJOJ NJERIU TI LUTESH PER ZGJILLJE SUKSES POR ZOTI BOTNAVE LUTJU VETEM ATIJE NESE DON SUKSESE ZGJILLJE QARTESI GJALLERI SIGURI SHPRES SHPETIM DERI NE PERJETESI ,SEJCILIN E SHPETON VETEM RRUGA DREJT UDHEZIMI HYJNOR DHE SEJCILIM PAS SHUM PERPJEKJEVE NE PADREJTESI DO TA NDALOJNE KRIFUNKSIONI KRIJIMIT HYJNOR MASA IMUNITETI ,I BIE QART TE DALESH TE HAKU NE KOHE OSE TE PRESESH DAJAKUN SI NDESHKIM SIPAS PERCAKTIMIT ZOTIT ZGJILL E MERR CESHTJA ANGAZHIMIT TEND ESHTE VETEM NE DOREN TENDE NE MENYR TE LIR ,NESE PADREJTESI DAJAKUN TA JEP ZOTI APO NJERZIT E ROPET E TIJE ESHTE IMUNITETI INSTIKTI SIC E KE DHE TI VET REFLEKTIM DERI KAPITAL NDAJ PADREJTESIS AJO NUK DIHET NUK KA SIGURI KUR DHE SI ,PASI NESE I HAN PULEN DIKUJT KAN THEN DIKUR PULEN TENDE MBAJE LIDHUR NE NJE NAT PACMANGESHEM DO TA HAN PA SHKU HAKU NE HAN ,NUK KA CMANGJE TI JE BURR I URTE PER VETEN KA DUHET TA KUPTOSH TE SIGUROHESH QE ANGAZHIMIT TE KET SUKSES TE BESH PADREJTESI ESHTE NJELLOJ SI TI BIESH MURIT ME KOK PER KESHTU THYEJ KOKEN TENDE TE PAKTEN POPUJT QE JAN TE PAFAJSHEM LERI TE JETOJN MOS U BEJ AKTOR GJAKDERDHJESH ME PERGJEGJSI MEKATESH SI LLOGARI TEK ZOTI YT ,PASARDHESVE TUJ TE POS JU SKUQET FYTYRA KUR TI AKUZOJN SE TI ISHE KRIMINEL DHE TU TAKOJNE EDHE ATYRE PJES NGA CMIMI ANGAZHIMIT TEND

  2. Or ko..kan… i ore 20:40. I ke ngaterru emrat,vellai I Vucos asht kryemuti Edvin shkerdhrama.
    KETE E DIN TASHME E GJITHE BOTA.
    Vetem ti or bolja e Edvinit nuk e paske marre vesh akoma.

  3. Vuco bre..!?
    Albini te paska njofte mire!
    A i ke rahat te dy kembet ne te njejten kepuce eahh,apo jo??!
    Shko shkerdhehu me Edvinin e qire.
    Albin je i madh! I’a ke q.. robt edhe Vucos edhe Edminit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *