• |
ide | kryesore

Analiza/ Rreziku i bashkimit. Çfarë e kërcënon tani PD-në?

Arkiva, Kryesore, Lajme
bashkimi i opozites



Ndonëse bashkimi i PD është real dhe i ka dhënë përfundimisht fund dilemave se kujt i takon sigla dhe vula, ai mund të shihet në mënyra diametralisht të kundërta. E para është ajo e celebruar nga Flamur Noka, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së këshillit kombëtar, i cili vendosi për ti dhënë postet e nënkryetarëve dy prej ish kundërshtarëve të Berishës, Bardhi dhe Gjekmarkaj dhe një gjysëm duzine vendesh në kryesi mbështetësve të tyre.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje Noka shpalli se kjo lëvizje ishte dëgjesë ndaj kushtrimit të militantëve demokratë dhe se tani të sapobashkuarit do të zbrisinin në bazë për të vijuar komunikimin me ta.

Por paralelisht me të u ngritën zëra, ndonëse të zbehtë, që kritikuan një “deux ex machina”, që shmangte votën, një fuzion mekanik në kurriz të ideve dhe parimeve dhe mbi të gjitha një bashkim që nuk shtonte perimetrin opozitar, përtej një rrethi të ngushtë.

Nëse qasja e parë ka në themel të saj vështrimin nga e shkuara, pra zgjidhjen e një padrejtësie të financuar nga pushteti, për ta mbajtur varur me rrugë gjyqësore përfaqësimin e PD, e dyta e vë theksin më shumë tek e ardhmja, pra nëse ky bashkim, është shpresdhënës për shumicën anti Rama që ekziston sot në vend. Pra, a ngjall shpresë? A afron të pa angazhuarit? A zgjon kërshërinë e idndiferenëtve?

LEXO ME TEJ:

Enigma/ Çfarë synon protesta e bashkimit të PD

Këto pyetje mbeten në ajër dhe pa përgjigje. Për të shkuar tek to ndoshta duhej ndjekur një rugë, më e vështirë, më me telashe, por që mund të tregonte dritë në fund të tunelit. Ajo do të mbështetej tek ajo çka Sali Berisha premtoi që në foltoret e tij të para, kur kishte pas vetës vetëm një grusht deputetësh. Atëherë Berisha u zotua për një parti plurale, për krijimin e fraksioneve të mendimit ndryshe, gjë që më vonë u çertifikua edhe nga forumet e rithemelimit e u shkrua edhe në statut.

Pyetja që shtrohet është: në gjendjen ku ndodheshin dy grupet, të parët me idhujtari për Berishën dhe të dytët të bindur se ai nuk i çon në fitore; disa të dëshpëruar se kriza e opozitës e ka gjenezën në vendimet e gabuara të Uashingtonit dhe të tjerët më katolikë se papa në mbështetje të Amelikës; njëra palë që denoncon nga mëgjesi në darkë drejtësinë e re dhe SPAK-un dhe tjetra që vijon të thotë pa komplekse se e mbështet atë; ata që ka votuar kundër zgjatjes së vetingut dhe të kundërtit që bashkuan votat me Ramën për ta realizuar atë; për ti rënë shkurt: dy grupe aq të kundërt sa morën hunjtë ndaj njeri-tjetrëit, a mund të “bashkoheshin” thjeshtë përmes disa ndryshimeve sipërfaqësore staturore?   

Shpjegimin më koherent dhe më logjik të asaj që ka ndodhur deri më tani e ka dhënë Gazmend Bardhi në një deklaratë të kohëve të fundit. “Unë isha kundër Berishës, unë nuk besoj se ai është prijësi që na çon në fitore, por idetë e mia nuk u bënë shumicë, unë e humba betejën dhe iu binda vullnetit të pjesës dërrmuese të demokratëve”.

Enigmat e bashkimit të dy grupimeve “armike” në PD 

Po, nëse këtë version e marim të mirqenë, a nuk do qe më mirë që kjo pjesë “e mundur”, të ingranohej me pjesën e madhe, duke ruajtur identitetin, mendimet pse jo dhe anti berishizmin e vet? A nuk do të ishte më efikase që ata ti merrnin postet e nëkryetarëve, vëndet në kryesi dhe përqindjet në listën e ardhshme të deputetëve, si përfaqësues së një rryme të kristalizuar fraksioni? Një zgjidhje e tillë do ti ruante të njëjtën peshë politike,  por mbi të gjitha do ti garanatonte edhe koherencën në qëndrime.

Nga ky version, i cili në pamje të parë mund të duket si një herezi përçarëse, nuk do të fitonte vetëm grupi i ‘ish disidentëve”, por krejt partia më e madhe opozitare në vend.

PD-ja falë dhuratës së helmuar që i erdhi me non gratën, nga Amerika, do të kishte mundësi të bëhej e para parti vërtet plurale në vend. Ajo do të kishte debat të brendëshëm, do të vijonte të mbante zgjuar interesin e publikut, të lodhur nga partitokracia, për ngjarjet e brendëshme të saj dhe do të arrinte të mblidhte rreth vetes edhe ata që nuk kishin më besim te lideri i përjetshëm. 

Në dy rsatet e vetme kur e ka kaluar PD-në nga opozita në pushtet Berisha ka ditur ta rrisë atë përtej perimetrit të fanatikëve pro tij. Në ’92 me shprehjen: “të gjithë bashkëvuajtës të gjithë bashkëfajtorë”, ai arriti të sigurojë edhe një pjesë të votave të atyre që e shikonin si tropojanin bukëshkalë, që tradhëtoi idealet e shokut Enver. Në 2005, me pajtimin me armiqtë e betuar Pashko, Imami, Zogaj dhe me hapjen ndaj shoqërisë duke krijuar KOP-in, ai arrit të bëhet fitues.

Gjithëkush e di se ajo që konsiderohet si e djathta shqiptare, është në pjesën me të madhe berishiste, por ka dhe një brez me identitet të fortë që është i gatshëm të shkojë në shtrat me mullixhiun, vetëm se nuk duron dot këtë shumicë.

Pikërisht këtë pjesë do të garantonte dhe do të afronte me opozitën një “fraksion jo berishsit”, që do federohej në PD-në e madhe. Prandaj zgjidhja e bashkimit përmes fraksionit, do të ishte tejet më efikase se ajo mes trukeve statuore. Ajo do të prodhonte një PD më demokratike dhe mbi të gjitha do të mbante përreth globosferës së kësaj partie edhe ata që duan të militojnë si kundërshtarë të Ramës, pa qenë detyrimisht fanatikë të Berishës.

Andi Bushati: Opozita, nuk ka bashkim në hipokrizi 

Duke e shmangur këtë obsion,  duke i pranuar Bardhin, Gjekmarkajn dhe 20 të tjerët, jo si rivalë fraksionistë, por duke i rekrutuar brenda grupi të madh, ka rrezik që shumica të zbehë deri në zhdukje identitetin e tyre. Dhe kjo nuk e forcon, por e zvogëlon PD-në.

Pra rreziku i bashkimit mekanik, në dëm të federimit të identiteteve, ideve dhe parimeve të ndryshme, mund ta bllokojë PD në kufijtë elektoralë që kishte Rithemelimi i pa unifikuar.

Ai mund të garantojë një një fitore të padobishme, ndaj palaçove që enede vazhdojnë të luajnë lojra me vulë, por nuk jep asnjë garanci se do bindë një shumicë dërrmuese kundër Ramës.

©Lapsi.al

  

 



24 Comments

  1. Pse per ti bere psesion drejtesise dhe per bythen e Gazit dhe fodullekun bajat te Agronit duhet ti bashkohemi dhe te votojme delenxhite e Non Grates. Kurre per qytetaret, ne do votojme Dash Shehin dhe cdo alternative tjeter te paster qe do garoje per te djathten.

    1. Sa të kemi komunistin e orëve të para SRB, e kemi fitoren të sigurtë në vitin 2049.
      Apo atëherë Berisha do të jetë 105 vjeç.
      Poshtë imperializmi amerikan dhe anglez.
      Poshtë kurva Europë.
      Deri atëherë, patronazhistët le të jetojnë të qetë e të lumtur.

  2. Kush do të shitet sa një pulë ose dele ….
    Le te shitet…
    Kush qëndron në kohë të vështira kundër bastardëve të kuq dhe nuk thyhet…. Janë vetëm familjet e ndershme dhe të pakorruptueshme.

  3. Në mënyre tangente e jo pa djallëzi, Lapsi e këshillon “miqësisht” PD e shkërmoqur që i vetmi shpëtim i saj do të vijë nga bashkimi “pluralist” grusht bashkuar pas doktor Berishës.
    Lapsi ngatëron nocionin e pluralizmit partiak që është kushti themelor i një sistemi demokratik, me mendimin e lirë mbrenta partive.
    .
    Fjala “pluralizëm” nuk përmban vetëm një shumicë partishë politike, por edhe principin e respektimit të shumicës mbrenda një partie e është kjo me të cilën ngatërohet Lapsi.
    Ndërkaq , nëse mbrenda një partie kultivohet kulti i një individi, e kur të gjithë i binden urdhërave të tij, , as mund të shpresohet më edhe mendimi i lirë politik, apo e thënë “mendimi ndryshe”
    A mund të na thotë Lapsi se cili socialist ka dalë hapur kundër liderit të PS Rama pa u ndëshkuar për këtë, e po e njejta edhe për PD me autoritetin absolut të Doktorit ?
    E keqja tjetër është se pluralizmin si shumicë , Lapsi e sheh, tek krerët apo deputetët e një partie e jo te antarësia e gjërë e saj

  4. Ik mbajini uturakun plakut posht papafingos . Varikarsa, njerez pa shtyll kurrizore. U lezetoj vendi deputetit dhe tani duan nje vend se po afrohen zgjedhjet. U mesuan aty, a ber asgje, ky qe ben fabula e tregime bajate, pa asnje vler per asnje shqiptar, po thujesht per llogje kafesh me ata qe pergojon, Muli me Gazin qe ndezin fishekzjarre, dhe marrin rroga te majme. Pse te mos lepijn cfar kan peshtyr? Ne fund te fundit per nje karrige e bejn. Se mos jan opozit, jan thjesht nje grup interesi qe duna te marrin ca rroga deputetesh. Nderkoh, Rama mbreteron, edhe pse shoket i ka ne burg e ska me moral te qeverisi. Sa te ket Saliun ne papafingo, Mulin, Gazin e Markun, pse te mos mbreteroj. Keta kan ber bashkim per humbje po te pakten kapin nonji karrige. ca neverie.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar na thuaj ndonjë emër që ndriçon nga rilindja, taulant palla që vrau avokat Ravik Gjurën, Elisa e doganave, kryeparlamentarja me mesatare 5, erion braçe kone që ia kanë mbyllë buçen, të gjithë janë numra që të vjedhin ty idiot e të tjerë idiotë, por që fajin e ka Plaku Berishë.

      Or mut ti me zor e shtyn muajin me atë palo rrogë që merr dhe prapë je i kënaqur.

      Vdeksh deri nesër!

      1. Te shkerdhefsha familjen dhe fisin i ropqir e hale portalesh qe ngele ketu duke shar nga frustrimi cdo rob qe se mendon si ty o militanant. Te shkerdhefsha dhe rilindjen me rithemelimin dhe me ata si ty, krymba qe hani buk vec me politik, ca parazita fisqira te degjeneruar qe kan nje tastier dhe u erdhi dita. Vdeksh ti qe tani me gjith familje o ropqir portalesh.

      2. O trimi !
        Ti e gjen zgjidhjen duke kërkuar vdekjen e cilitdo që mendon ndryshe nga ty medemek si një “antikomunist” i vendosur.
        Pikërisht këtë bënte Enveri.
        Regjimi i tij kriminal diktatorial bëri këtë që kërkon ti për gati 5 dekada në Shqipëri.
        Ai vrau e masakroi cilindo që e quante armik.
        Të gjithë intelektualët patriotë të arsimuar në perëndim. Të gjithë pronarët e tokave që i quante bejlerë apo kulakë.
        Të gjithë bashkëpuntorët e tij për të cilët dyshonte se do ti zinin vendin. Të gjitha familjet e pasardhësit e rilindasve patriotë.
        Kjo mendësia jote nuk ka të bëjë fare me mendësinë demokrate të respektimit të mendimit ndryshe e pluralizmit demokratik, apo antikomunizmit por është nje mendësi kriminale komuniste.
        Nuk është demokraci që të kërkosh vrasjen e atij që mendon ndryshe, bile edhe për vrasjen e kriminelëve..
        Është kjo pra arsyeja që perëndimi demokratik ka përjashtuar dënimin me vdekje.
        Nuk më duket se ke inteligjencën për të përcaktuar se kush është idiot, komunist, parazit apo dembel, përkundrazi je ti që të lë përshtypjen se je i tillë.
        Është tjetër gjë që të bësh thirrje që shqiptarët që vuajtën diktaturën vrasëse të komunistëve, të mos i votojnë më ata për të qenë në pushtet, e ndryshe të kërkosh vrasjen e tyre dukë bërë krimet e tyre.

        1. Ndryshe nga enveri që eleminoi elitën, unë mendoj si Hitleri që të eleminohet llumi, pallavrat me demokraci i besojnë naivët, nuk ia vlen të të shkruj më gjatë, por ka një dallim midis VRASJES, dhe nëmës

          1. Pastaj pse merresh me punët e të tjerëve, ti nuk hyn në asnjërën nga kategoritë që ju uroj vdekjen, veç më dukesh pas si nordik jo shqiptar.

          2. Nëse e do veten , pyete ndonjë jurist se çfarë parashikon kodi penal për ata që bëjnë thirrje për vdekje apo vrasje

  5. un se kuptoj si kan sy e faqe e u dalin para njerezve per tu kerkuar votat. Me cfar morali, me cfar idesh. Me keta do fitoj opozita kunder Rames.

      1. Te shkerdhefsha familjen , farefisin dhe listen e dasmes o bythqir me familje kurvash, i frustruar dhe i degjeneruar qe ben si i fort pas nje tastiere

  6. SI tha Sala kur nici revolucioni? Do e bej PD partin me trasparente, me zgjedhje, me primare, me gare e konurenc. Sapo ju desh, faaap, pa zgjedhje, pa gare, pa konkurenc, direkt Gaz Bytha e Mark dallaverja nenkryetar. Gjith ata te tjeret po ti pyesesh po cne, ku zgjedhjet, ngerjn supet, sdin cte thon, pastaj shofin nga papafingo dhe thon “e di ai”. Ja pra, ky ishte revolucioni.

  7. Dhe krye llogaria e tyre ishte se si të përdornin poshtërimin publik të Berishës, shkuarjen e tij ne fund dhe pafuqinë e tij për të marrë opozitën zyrtare, duke e detyruar të bënte atë që donin ata.

    Dhe në fakt ja arritën.

    Sali Berisha, është gjunjëzuar dhe ka pranuar pazarin e tyre duke i marr direkt nënkryetarë vetëm që të mos quhet i humbur në këtë betejë.

  8. Në informacionin, që “Pamfleti” ka siguruar nga Ministria e Financave, thuhet se duke nisur nga 1 korriku 2024, kryeministri, kryetarja e Kuvendit dhe ministrat e deputetët, do përfitojnë shpërblim nga 10 milionë lekë në vit, si mbështetje për kujdes shëndetësor të veçantë te privati.

    Një skandal i madh ky po të jetë i vërtetë. Ç’thotë Like Metaj për këtë nismë? Apo qyli është i ëmbël e sidomos në këto kushte të vështira hetimesh nga Spaku duhen ca lekë xhepi për kujdes shëndetësor te privati?! Jo për gjë por para ca ditësh doli Likja e fliste për rritje pensionesh e i’u qante hallin pensionistëve, ndërkohë që vetë jeton më vilë milioneri me hale edhe për macen. Po doktor Berisha majë ballkonit ç’thotë për këtë kalim nga shëndetësia falas për popullin te qyl shëndetësia private për kastën e hajdutëve të politikës? Po analistët e përditshëm të medias ç’thonë për këtë gjë? Apo ç’ju plasi atyre! Kanë hallin e vulës së Saliut apo karriges së Ramës e rilindjes?

  9. Juve qe e mbroni kete si me qen pishtar demokracie, a e dini ju o trushkulur se cfar thot ky per mua dhe per juve? Te njejten gje qe thon serbet, qe ne paskemi ardhuar nga malet e kaukazit dhe kemi uzurpuar tokat e ketij dhe te serbeve. Vazhdoni mbroheni o trushkulur idjota te dobishem.

    1. Basha udhëton drejt SHBA: Në OKB për të prezantuar rezolutën për Ukrainën,pse luli thirret ne OKB dhe nuk therrasin salihun e foltores? kush gjen pergjigjen e sakte ka nje udhetim falas ne fshatin turistik te shpellkareve Vicidol

  10. Komentet mund te jene te ç’do tipi dhe te bera nga njerez me bindje te ndryshme. Ka shume nga ata komentues qe bejne komente per “sport” ose per te treguar sa te zote jane ne ofendime ndaj njeri tjetrit dhe per kete te fundit duhet zgjuarsi e madhe sepse ofendon vellain nga nena e motra (qe jane dhe tuajat )ose gruaja e vajzat. Un u bej thirrje demokrateve te bashkohen sa me shpejt dhe te nisin fushaten elektorale, gje te cilen rilindasit tashme e kane filluar dhe ne ç’do fushate jane gjithmone disa hapa para PD-es! Nuk e kuptoj se si PD-ja ne ç’do prag fushate do kete grindje ? Nje gje qe kuptoj eshte qe asnje partie nuk i rr…t per popullin por kjo eshte dhe per te miren tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *