• |
ide | kryesore

Atentati në Lezhë/ Autorët zbritën nga “Audi” dhe qëlluan me breshëri, 54-vjeçari mori plagë

Lajme, Të fundit



Detaje të reja dalin nga atentati i regjistruar ditën e sotme ndaj Agron Pukës në fshatin Rrilë të Lezhës.

Mësohet se persona të armatosur qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonte 54-vjeçari i cili mbeti i plagosur në shpatull dhe kraharor.

Puka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se tre autorët kanë mbërritur në vendngjarje me një Audi të bardhë dhe kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar në drejtim të makinës së shënjestrës. Mësohet se policia ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së një lokali pranë shkollës 9-vjeçare ku ndodhi ngjarja ndërsa pritet të hidhet dritë mbi atentatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *