• |
ide | kryesore

Matthew Perry nderohet në Oscars

Paparazzi, Slider



Aktori i “Friends”, Matthew Perry u shfaq në nderimin e “Oscars” të këtij viti për ata që kanë ndërruar jetë vitin e kaluar.

Aktori u gjet i vdekur në jakuzzi, në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 28 tetor. Autopsia më vonë konfirmoi se ai vdiq nga “efektet akute të ketaminës” dhe mbytja.

Gjatë segmenti, Andrea Bocelli dhe djali i tij Matteo u ngjitën në skenë për të kënduar së bashku klasiken “Time to Say Goodbye”, duke nderuar një numër personazhesh që kanë ndërruar jetë vitin e fundit.

Ndër të tjera, çmimet e Akademisë i bënë homazhe aktorit të Dumbledore Michael Gabon, Alan Arkin, Paul Reubens, Harry Belafonte dhe yllit të Curb Your Enthusiasm, Richard Lewis.

Në fakt, Perry nuk u përfshi gjatë nderimit përkatës në BAFTA, duke shkaktuar reagime te fansat e tij. Akademia Britanike u përgiugh duke thënë se do të nderonte kujtimin e tij në ndarjen e çmimeve të Akademisë së Televizionit Britanik.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *