• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime, vranësira dhe reshje të pakta shiu

Lajme, Të fundit



Qarkullimi i masave ajrore nga veri-veriperëndimi i Europës do të bëjë që territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por mbeten konstante vlerat e mesditës duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në Ersekë deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit dhe Sarandës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës gjatë paradites do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të dendura ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në të gjithë republikën e Kosovës duke rikthyer kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare. Problematike do të jetë mjegulla gjatë orëve të paradites pranë luginave dhe disa kodrina. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare paradite po deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent verior.

Maqedonia e Veriut

Gjatë gjithë ditës republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore, ku më të pranishme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV po ashtu, nuk do të mungojnë intervalet e gjata më kthjellime. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin dobësim të vranësirave duke bërë që në të gjithë territorin e MV të dominojne kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por konstante vijojnë maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C. Për sa i përket parametrit të erës do të fryjë mesatare gjatë paradites, por deri e fortë në orët e pasdites dhe mbrëmjes duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Europa

Kalimi i një sistemi frontesh nga Antlantiku drejt perëndimit dhe jugperëndimit të Europës me ndikim deri në Europën qendrore do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt britanikë, gadishullin Iberik si edhe pjesën më të madhe të qendrës së kontinentit, ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë mjaft problematike. Po ashtu me reshje shiu e dëbore, mbeten vendet e Ballkanit, por në sasi të pakta, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqiten: gadishulli Skandinav, Europa lindore dhe pjesërisht rajoni i Balltikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *