• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 10 kg kanabis në Tiranë, në pranga 3 persona

Lajme, Të fundit



3 persona janë arrestuar sot në Tiranë. Mësohet se atyre i është gjetur në banesë dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg. Të arrestuarit janë Llesh Goci, Lirim Sopoti dhe Xhuliano Marando.

Në këtë mënyrë, pas një pune të mirëfilltë hetimore bluutë kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four”.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Sekuestrohen 10 kg kanabis, vihen në pranga tre shtetas. Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Ll. D., 31 vjeç, L. S., 40 vjeç, dhe Xh. M. (L)., 30 vjeç.

Shtetasi Ll. D., është kontatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Rexhep Tarja”, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, ku u gjetën shtetasit L. S., dhe Xh. M. (L)., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *