• |
ide | kryesore

Dyshimet se në foto nuk është Kate: Flet “sozia” e princeshës

Paparazzi, Slider



Një video dhe disa foto të Kate Middleton duke bërë pazar në fermën pranë kështjellës Windsor gjatë fundjavës u bënë virale, por sërish njerëzit nuk janë të bindur se është princesha e Uellsit.

Disa persona mendojnë se në fakt, gruaja e fotografuar është Heidi Egan, një shtetase britanike, e cila ka një ngjashmëri me Kate.

Heidi ka folur për TMZ, duke mohuar thashethemet se ishte ajo gruaja e fotografuar pranë princit William. “Njerëzit mendojnë se jam Kate Middleton tek ajo videoja që po qarkullon online. Unë kam një alibi dhe jo, s’jam unë gruaja në video. Në fakt, unë isha në punë.

Heidi tregoi se punon në një shkollë kërcimi, edhe gjatë së shtunës dhe puna e saj është 128 km larg fermës ku është fotografuar Kate, duke theksuar se është 100% e bindur se gruaja në video dhe fotot online është Kate. “Mendoj 100% se është ajo. Nuk kam marrë asnjë kërcënim, por njerëzit janë të shqetësuar për mirëqenien e Kate Middleton”.

Zërat dhe teoritë konspirative nisën në janar të këtij viti, pasi Middleton pati një operacion të planifikuar abdominal në janar. Në atë kohë, Pallati zgjodhi të mos zbulonte procedurën e saktë dhe vuri në dukje se princesha nuk do të kthehej në detyrat mbretërore deri pas festës së Pashkëve.

Në fillim të këtij muaji, për nder të Ditës Britanike të Nënës, ajo publikoi një portret të saj dhe të tre fëmijëve të saj – Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 8 dhe Princi Louis, 5 vjeç. Megjithatë, imazhi shtoi akoma më shumë spekulimet dhe disa media duke përfshirë Associated Press, e hoqën atë duke pretenduar se ishte “i edituar”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *