• |
ide | kryesore

Marlon Wayans reagon ndaj padisë së ish partneres

Paparazzi, Slider



Marlon Wayans kritikoi gruan  që ngriti një padi për atësinë kundër aktorit pasi ajo dyshohet se lindi vajzën e tij 1-vjeçare, Axl July Ivory Wayans.

Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga Page Six, Brittany Moreland paraqiti një peticion të hënën për të vendosur aktorin e “White Chicks” si babain e vogëlushes, të lindur në dhjetor 2022.

Moreland kërkoi kujdesin parësor fizik dhe ligjor dhe propozoi që komedianit t’i jepeshin të drejtat e vizitës. Për më tepër, Moreland, 34 vjeç, kërkoi që tarifat e saj ligjore dhe “shpenzimet e arsyeshme të shtatzënisë dhe lindjes” të mbuloheshin nga Marlon, 51 vjeç.

Moreland pretendon në dokumentet e gjykatës se Marlon fiton 200,000 dollarë në muaj dhe mund të përballojë të paguajë mbështetje, e cila përfshin mbi 5,000 dollarë në shpenzimet e kujdesit ditor dhe 3,000 dollarë në ushqime dhe furnizime shtëpiake.

Në një deklaratë për Shade Room, aktori i “Wayans Bros” shpjegoi: “Është rasti klasik i një babai të mirë, të dashur dhe të përgjegjshëm që shpenzon mbi 18 mijë dollarë në muaj për një fëmijë një vjeçar dhe një grua e cila vendos që ajo dëshiron më shumë.

Aktori shtoi, “Të gjitha këto gra duhet të tërheqin zvarrë në gjykatë burra që nuk paguajnë asgjë për fëmijët e tyre. Ndërsa kjo grua merr para sa  rroga e një mjeku dhe thotë se nuk mjafton? Unë kam pasur dy fëmijë përpara kësaj.

“Nuk e kam pasur kurrë këtë problem. Unë jam një njeri i mirë me zemër të mirë dhe ndjenjë të fortë përgjegjësie, por refuzoj të më përdorin.”

Wayans tashmë është baba i Kai, 23 vjeç dhe Shawn, 22 vjeç, të cilët i ndan me ish-partneren e tij Angela Zachary. Aktori i “Little Man” dhe Zachary ishin në lidhje nga viti 1992 deri në 2013, por nuk u martuan kurrë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *