• |
ide | kryesore

U kallëzua për korrupsion/ SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla. Mësohet se hetimet kanë nisur pas kallëzimit të Partisë Demokratike për korrupsion.

Bëhet me dije se kryebashkiaku Memolla po hetohet për veprën penale të korrupsionit, në lidhje me dëmshpërblimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Deri më tani janë pikasur 2 raste në Rrogozhinë ku janë dëmshpërblyer njerëz të afërt të tij. Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, kanë zbuluar një transfertë të dyshimtë prej 1 milion eurosh, që dyshohet se i përket pikërisht lidhjeve të afërta të kryebashkiakut Memolla.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *