• |
ide | kryesore

Kim Kardashian i jep fund lidhjes me sportistin?

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. thuhet se janë ndarë pas gjashtë muajsh lidhje.

Ish-çifti u lidhën për herë të parë në mënyrë romantike në shtator të vitit të kaluar pasi u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Tani, sipas një raporti, dyshja janë ndarë menjëherë pasi u pretendua se Kardashian ishte e hapur për të pasur fëmijë me futbollistin.

Sipas një burimi që foli për Daily Mail, Kardashian, 43 vjeç, dhe Beckham, 31 vjeç, kanë marrë rrugë të ndara pas një romance të shkurtër dhelarg syrit të medias.

Edhe pse dyshja nuk debutuan kurrë lidhjen e tyre në tapetin e kuq, ata u fotografuan së bashku për herë të fundit në një Oscars Vanity Fair After Party. Burimi i tha gazetës se “ata nuk po e shohin më njëri-tjetrin tani.”

Kardashian tashmë është nënë e katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm, nga martesa e saj e mëparshme me reperin Kanye West. Nga ana tjetër, Beckham ka një djalë, Zydn, me ish të dashurën e tij, Lauryn Wood.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *