• |
ide | kryesore

Nga vjedhja te mosbindja ndaj punonjësit të Policisë, arrestohet një person

Lajme, Të fundit



Arrestohet një person dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 41-vjeçar ka vjedhur një televizor dhe dy telefona në një banesë si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë me forcë. Si pasojë e veprimeve të tij është arrestuar menjëherë.

Në gjendje të lirë është proceduar një 21-vjeçar pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Korçës.

Bëhet me dije se ditën e djeshme në zonën e fshatit Vidohovë në kufi me Greqinë, ka rënë zjarr duke djegur një sipërfaqe prej 5.5 hektarësh. Si fillim zjarri ka rënë në territorin grek dhe më pas është përhapur në territorin shqiptar.

Ditën e sotme një 38-vjeçar ka denoncuar largimin nga banesa të gruas së tij 24-vjeçare me inicialet S.A. Autoritetet po punojnë ende për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, dyshohet se ka vjedhur 1 televizor dhe 2 celularë, në dy banesa. Gjithashtu, 41-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 21 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr 1, Pogradec, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit, për të ndaluar automjetin që drejtonte.

Më datë 24.03.2024, në fshatin Vidohovë, Devoll, në kufi me shtetin grek, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me bimësi dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5.5 hektarë. Nga veprimet hetimore dyshohet se vatra e zjarrit ka rënë në territorin grek dhe më pas flakët janë përhapur në territorin e Shqipërisë. Vijon puna hetimore për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 25.03.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi E. N., 38 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij shtetasja S. A., 24 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *