• |
ide | kryesore

Akuzohet për abuzim, FBI bastis shtëpinë e Sean Diddy

Paparazzi, Slider



Agjentë të FBI-së kanë bastisur shtëpitë e reperit të Sean “Diddy” Combs, pas akuzave për përdh*nim. Gjatë bastisjes ranë në pranga dy djemtë e tij, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç.

Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së.

Autoritetet pohuan se do të kishte bastisje të mëtejshme në shtëpitë e producentit në New York dhe Chicago. Njëra prej shtëpive është në pronësi të një divizioni të markës diskografike të 54-vjeçarit Diddy, Bad Boy Entertainment, dhe një prej vajzave të tij, raportoi Fox.

Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i New York.

Kundër Diddy janë ngritur katër padi për sulme seksuale, duke përfshirë rastin e një të miture. Reperi ka mohuar akuzat./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *