• |
ide | kryesore

Denoncimi i Bardhit: Olsi Rama lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë

Arkiva



Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dalë sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp.

Bardhi denoncoi vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, duke e përfshirë si pjesë e trafikut në laboratorin e drogës në Xibrakë.

“Pak kohë më parë bëmë publik faktin se kemi prova që lidhin Olsi Ramën me organizatën kriminale të trafikut të drogës në Xibrakë. Provat faktojnë se vendi ynë nuk udhëhiqet nga qeveri demokratike, por një kryeministër i marrë peng nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Faktet sot mund ta bëjmë bashkëpunëtor, por të organizatave. Çështja Xibraka është modeli i rënies së shtetit dhe ngritjes së krimit. Ishte laboratori parë i kokainës i zbuluar në Shqipëri vetëm një vit pas ardhjes në pushtet të Ramës. Zbulimi i tij nuk ishte një vepër e policisë shqiptare megjithëse ishte në një vend të hapur, as policia jonë e as shërbimet sekrete nën drejtimin e Ramës nuk kishin asnjë informacion. Sinjalizimi erdhi nga policia gjermane në Hanover.”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *