• |
ide | kryesore

Guardiola djeg konkurrencën e rrëmben Cavan Sullivan: 14 vjeçari është fëmija i artë i futbollit në SHBA

Sport
Sullivan



Ai është 14 vjeç, një mesfushor eklektik, 1.58 cm i gjatë, luan me këmbën e majtë dhe i riu më interesant në të gjithë futbollin amerikan. Ai quhet Cavan Sullivan dhe disa tashmë thonë se ai ka lëvizjet e Leo Messi, një idhull në ato anë pas transferimit te Miami. Ai luan në ekipin e dytë të Philadelphia Union, një ekip që luan në MLS Next Pro, një lloj American Next Gen që ka të gjitha konturet e një kampionati profesionist. Sullivan bëri debutimin e tij kundër New England Revolution, duke asistuar golin e fitores.

Lexo më tejCancelo shpërthen në akuza: “Guardiola ka thënë gënjeshtra, City mosmirënjohës me mua”

Ai u kërkua nga Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, por syri vigjilent i spanjollit Pep Guardiola e orientoi djaloshin në akademinë e të rinjve të Manchester City, ku ai do të jetë në gjendje të forcojë trupin dhe mendjen e tij për t’u bërë një kampion i vërtetë. Në SHBA e quajnë wonderkid dhe, sipas një analisti të MLS, Taylor Twellman, ai tashmë është më i miri në botë mes lojtarëve të moshës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *