• |
ide | kryesore

Berisha: Mos prisni nga SPAK të hetojë Veliajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Berisha thotë se nuk mund të presim nga SPAK të hetojë Veliajn pasi organi i akuzës është mercenar i Ramës.

“A mund të presim ne nga Damanët e Edi Ramës se do hetojnë Erion Veliajn? Kurrën e kurrës! Ashtu si Veliaj poshtëron qytetarët e Tiranës, këta mercenarë, këta laro, poshtërojnë të drejtën, ligjin, shenjtërinë e të drejtës, moralin njerëzor me qëndrimet e tyre ndaj ligjit dhe të drejtës” – thotë Berisha që apeloi që qytetarët të dalin në protesta.

“Ndaj ka edhe një rrugë. Rruga është beteja qytetare. Rruga është betejë pa kthim! Iu deshën javë dhe muaj deputetëve, përfaqësuesve tuaj në parlament në mosbindje civile, por më në fund e mposhtën tiranin në parlament. Më në fund rikthyen komisionet, rikthyen të drejtat.

Edhe ju, prandaj të gjithë nesër në ora 11 te bashkia gjer në fitoren e dytë të plotë mbi bashkinë. Gjer në çlirimin e bashkisë. Gjer në rikthimin e shtëpisë së parë të qytetit, qytetarëve të ndershëm të Tiranës. Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, jashtë nga bashkia” – tha Berisha.

“Dy fjalë o larot e Skapit, o mercenarë: sjellja juaj si narko-prokurorët kolumbianë, që arrestonin ushtarë për të mbrojtur Eskobarin, do marrë ndëshkimin më shembullor nga qytetarët shqiptarë. Drejtësia është dhunti e Zotit për çdo qytetar të lirë. Mjerë ju që përdhosni drejtësinë për Edi Ramën, Erion Veliajn.

Në fund Edvin Surreli, Edvin Xibraka, po të vjen fundi edhe ty. Edvin, mos të të qeshi buza se nesër beteja është me bashkinë, por të jap fjalën e nderit, se pas bashkisë, radhën e ke ti. Ti dhe vetëm ti. Dhe forcë në botë që të mbron ty nga zemërimi popullor nuk ka dhe nuk mund të ketë. Mos harro, populli i zemëruar është populli i fitores. Është populli i lirisë. Është populli i dinjitetit. Është populli i Shqipërisë” – tha Berisha. /LAPSI.al



5 Comments

  1. Jo po ta besh ti prokurorin dhe gjyqtarin se mjekesin e harrove. Un te isha ne vend te Dumanit, vetem per shpifjet e ketij llapaqeni , do merresha personalisht me dosjen e ketij dhe do I hapja nja 10 te tjera, dhe do e kisha kalb ne burg te perjetshem me gjith familje.

  2. Voto ti me deputetet gazbardhista amnistine qe tju ulet denimi hajduteve te qeverise dhe tani bertet nga ballkoni gam gam gam si qen i vjeter. Turp per ty qe gjithe jeten tende vetem i ke mashtruar demokratet e vertet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *