• |
ide | kryesore

Si iu përgjigjën vëllezërit Rama denoncimit të Gazment Bardhit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur doli me raportet konfidenciale të policisë në duar, Gazment Bardhi lëshoi një akuzë të rëndë, tronditëse dhe shqetësuese për këdo qytetar të vendit, që dëgjon se vëllai i kryeministrit mund të ketë punuar me një grup trafikantësh të kokainës, që u goditën me ndërhyrjen e shërbimeve gjermane në janar të vitit 2015.

Në thelb të akuzave janë disa rrethana dhe fakte, bazuar në dokumenta që ashtu siç i lidh Gazment Bardhi mund të krijojnë bindjen se Olsi Rama u përfshi në trafik kokaine, madje fshehu kreun e grupit, Genci Xhixhën në makinë për ta nxjerrë jashtë kufijve të vendit, në një kohë që ky kërkohej nga forcat speciale.

Fakti i parë së cilit iu referua Bardhi gjendet në dosjen e përgjimeve të policisë, ku përmendet një person me flokë të shkurtra, rreth 45 vjeç, i paidentifikuar, që përdorte mjetin Range me targat AA653DM. Veç këtij personi të paidentifikuar, e njëjta makinë përdorej edhe nga trafikantët Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha.

Fakti i dytë është se nga të dhënat e sistemit TIMS, Olsi Rama ka përdorur këtë Range me targa AA653DM, për hyrje-dalje nga Shqipëria në 7 raste gjatë të njëjtës periudhë që e përdornin edhe trafikantët e kokainës.

Një nga këto data udhëtimi të Olsi Ramës përkon me atë të arratisjes së Genci Xhixhës jashtë vendit, ditën kur policia shqiptare kreu operacionin e Xibrakës, që u pranua më vonë nga gjykata se ishte dekonspiruar.

Përfundimi në të cilin del, Gazment Bardhi, duke u bazuar tek përdorimi i Range Rover me targa AA653DM, është se Olsi Rama është personi i paidentifikuar që përmend policia në raport, se ai ka punuar bashkë me trafikantët e drogës, madje edhe se ka nxjerrë jashtë vendit për t’u arratisur, Genci Xhixhën.

Lexo edhe: Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

Akuza është ndër më të rëndat, që i bëhet vëllezërve Rama dhe ndryshe nga herët e tjera, ilustrohet me dokumenta që thënë më të paktën, duket se përkojnë me variantin e Gaz Bardhit.

Për t’i shkuar deri në fund të vërtetës, Gazment Bardhi ndërmori disa hapa. Ai doli dhe e mbrojti publikisht variantin e tij për gati 2 orë në Opinion, kërkoi nga SPAK nisjen e hetimit penal për Olsi Ramën dhe kërkoi në parlament interpelancë me Edi Ramën.

Si reagoi Olsi Rama

Çdo njeri i zakonshëm që do të gjendej përballë një akuze të tillë do të nxitonte të jepte variantin e tij të ngjarjes dhe të shpjegohej me detaje, për ta shpërbërë hallkë pas hallke, zinxhirin e historisë që lidh Gazment Bardhi. Akuzat nëse do të ishin false, do të binin me një ballafaqim me emra, me vende, me data konkrete që ndoshta nuk janë ashtu siç interpretohen.

Por si reagoi Olsi Rama pas akuzave të rënda që i bëri Bardhi?

Në vend se të jepte versionin e tij të ngjarjes, për të shpjeguar se pse kishte përdorur të njëjtin mjet me disa nga antarët e grupit kriminal gjatë kohës që këta trafikonin kokainë, Olsi Rama lëshoi një mesazh gjysmak, duke thënë se udhëtimet me “ta” nuk e bënin fajtor dhe se ai nuk e njihte “atë”.

“Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale” shkruajti Olsi Rama.

“As nuk e mohoj dhe as kam asnjë arsye ta fsheh që unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen” vazhdoi ai.

Nuk është e qartë se kujt i referohet Olsi Rama kur pranon udhëtimet me “ta” dhe kur thotë se nuk njeh “atë”, por nga akuzat që i bën Gaz Bardhi, mund të hamendësohet që vëllai i kryeministrit kërkon të thotë se nuk ka njohje me Genci Xhixhën, trurin e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Përgjigjia duket e cunguar, në një kohë që akuzat e anës tjetër shoqëroheshin me shpjegime dhe dokumenta të shumta.

Një tjetër reagim i Olsi Ramës ishte dalja e tij në publik së bashku me biznesmenin e peshkut, Gjergj Luca. Në një filmim në rrjetet sociale, Luca bën një përpjekje për ta bërë qesharake historinë që denoncoi Bardhi, ndërsa Olsi Rama në ato pal fjalë që i dëgjohen në sfond thotë vetëm: “Droga ime është sporti dhe shoqnia e mirë”.

Përpjekja bëhet për t’u distancuar nga diskutimi mbi trafikun e drogës dhe operacioni i policisë 9 vjet të shkuara. Video zgjat disa minuta dhe është e vetmja dalje e tij, pas akuzave të opozitës.

Disa ditë më pas, Olsi Rama bëri edhe denoncim për shpifje në SPAK, por ky reagim ishte më shumë për t’i dhënë një alibi të vëllait kryeministër që ta shmangë diskutimin politik të çështjes.

Si reagoi Edi Rama

Mllefi ishte reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama, kur u fol për mundësinë e përfshirjes së të vëllait në trafik droge. Pasi dëgjoi paralajmërimin e Gazment Bardhit në video në emisionin Opinion, Rama tha se ai meritonte një përgjigje “shqiptarçe”, duke lënë të kuptohet sharjet që s’mund t’i artikulonte në publik.

Por pasi Gazment Bardhi e detajoi variantin e tij të ngjarjeve dhe i kërkoi interpelancë në parlament, kryeministri Edi Rama nuk foli më.

Në ndihmë i erdhi i vëllai Olsi, që para se të fliste Edi bëri kallëzim për shpifje në SPAK.

“S’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht” u shpreh Olsi Rama, që në fillim e kishte shmangur prokurorinë nga verifikimi i “personit të paidentifikuar” të grupit të trafikantëve të kokainës.

Tani, i vëllai kishte një argument për ta refuzuar interpelancën në parlament. Dhe Rama ashtu bëri.

Parlamenti rrëzoi kërkesën e Gaz Bardhit. Shkak ishte kallëzimi në SPAK.

“Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar, siç priti me shumë durim, për plot muaj, radhën tek salloni i Blendi Fevziut” shkruajti kryeministri, që i quan “fantazi” dhe “haluçinacione” akuzat e opozitës” shkruajti Rama mes të tjerash.

Këtë të enjte ai mungoi në parlament. Kuptohet se përpjekjet janë për ta mbyllur sa më parë këtë histori. Qoftë me mesazhe të kriptuara, qoftë me video qesharake apo me refuzimin për të folur, vëllezërit Rama kërkojnë që çështja të mos preket dhe të diskutohet sa më pak, duke lënë në publik dyshimet për vërtetësinë apo jo të denoncimit të Bardhit./Lapsi.al



38 Comments

  1. ARRESTOHET KADRI YMER KELLIRA:POLICIA E KAPI YMER KELLIREN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT NE ZYRE TE LAL DHJERIT thotë:

    KOL KYCI SALLAKS ESHTE GATI TE DEL DHE MASTURBON LIVE PRAP VETEM E VETEM MOS TE DEL NE PUBLIKE DOSJA E OLSIT RAMA VELLAIT TE GREG KRISTAQ RAMES DHR EDI KRISTAQ RAMES

  2. Ore shum mir ta denojn nqs ka prova. Po kjo histori ka qe ne 2015, ja ta supozojm u deshen nja dy vjet hetime (max sipas ligjit). Nuk kuptoj pse Gazi po merret ne 2024 me kete, se te gjitha keto i ka then Sala me par. Ky spo thot ndonje gje te re. Cne tani, pse tani? Pastaj pse nuk shkon ne SPAK te bej denoncimin po shkon te Fevziu?

    1. shihet nga pergjigjja se ca je ; ben demek se po arsyeton; po te ishe ne ndonje vend te Eu te zhvilluar edhe shko ne *spak” po spak si policia ne xhep te rames

      1. po mo po ne xhep te Rames. Deri tani vetem shoket e Rames ka kap. Shqyqyr qe na zbulove ti se ca jam se nuk e dija. Po normal qe do shkoj ne SPAK, ku do shkoj. Do i bejm njerezve gjyqe publike si ne koh te PPSH, se ashtu i do Gaz Berishes palla? Ashtu sic kerkon Saliu (me te drejt) prova per vjedhjet e veta, ashtu kerkojn te gjith. Me prova te tipit nje burr me flok te zeza rreth te 45-ave nuk ka gjykat ne bot qe te denoj. Me shum prova dha per Mulin Gazi kur e akuzoi si te lidhur me krimin. Foli me erma, foli me fakte, i nxorri vilen ne lalz, dhe prap nuk eshte se shkoi SPAK ta arrestonte Mulin. Show politik eshte nje gje po gjykata eshte tjeter gje. Po ku merr vesh ti, ti di vetem Sali parti, jemi gati kur do ti.

        1. Po pra ka kap shoket e Rames sepse ata kishin “pozicione strategjike” nga ku edhe vodhen…Ketu pushtet e vjedhje shkojn bashk.Ke do kapnin lulishtarin e ndonj institucioni? ne fakt edhe ata te partis jan ne Shqiperi; problemi esht se i kap per t’i fut vec 1-2 vite burg me megavjedhje????? dmth futja kot

          1. Po normale. Keta vjedhin sot dhe kapen sot. Po kjo sdo te thot qe ata qe vodhen dje duhet te amnistohen. Sa per 1 vit apo dy vjet, un personalisht edhe nje dit te beja nuk do e duroja. Jo me nje vit apo dy qe te shkaterrojn si n jeri. Se nje llaf goje te duket ty, emo ca jan 1 vit ose dy vjet. Lefterit dhe atyre te tjereve ju ben nja tre vjet. I beri nja tre vjet dhe Saje Qorri. Nderkoh qe ishte ne burg i jati i vdiq, gruaja u semur rend. Nuk eshte e thejsht shoku se edhe me nje apo dy vjet ja shkatarron jeten tjetrit. Ato nje apo dy qe thua ti, nuk jan kumbulla, jan vite burgu shoku. Pyt ndonjerin qe e ka provuar dhe te te tregoj.

        2. O kar idiot po hetohen ngjarje si Gërdeci, 21 janari e tj që kanë ndodhur shumë më parë, biles sa herë kanë hall rilindasit i hapin këto çeshtje që njëra ishte aksident tjetra e organizuar nga rama(21 janari),

          1. O pidhi i zgjuar. Ato qe thua ti jan shum me rend se cdo vjedhje. nqs se ti si injorant nuk e kupton qe vrasja nuk amnistohet kurr dhe eshte shum her me e rend sesa cdo vjedhje, mos dil ketu e ta tregosh sa idjot qe je. Si i thon, me mir rri urt dhe maksimumi le dyshimin se mund te jesh idjot, sesa vjen ketu e komenton dhe e verteton pa asnje dyshim qe je idjot.

        3. Pastaj rama shoket i “ben Kurban” i ka zgjedh idiot e te korruptueshem si vetja keshtu ja do strategjia e te qendruarit ne pushtet; ben sikur “bej shtet”. Ben nje operacion “fshesa” sa her ka zgjedhje te reja ne perspektiv dhe pasuron partin me *forca te reja” dmth “u rinovuam” “gjithmon perpara”…taktika te dala boje po si do e mbushi skenen e skaduar politike? ja dhe vjedhja e votes u justifikua….

          1. Po ore po e di ti si i ben Rama, se ty te ka shok te ngusht e ti ka treguar te gjitha. O ti idjoti i dobishem, cfar ben e ka ber Rama e Sala ti e un skemi per ti marr vesh kurre.

        1. shum mir. Ta zgjidhi drejtesia tani, o ky te shkoj ne burg si trafikant, ose Bardhi ne burg si shpifes. Ska pse i ben gjyq Bushati, se na eshte ber Bushati prokuror, gjyqtar, anal-ist, atdhetar filogrek e te gjitha.

    1. pse thua cfar zgjidh. Denoncimet qe ka ber opozita jan marra parasysh, kan nis hetime, jan denuar njerez e po vazdhojn te denohen dhe hetohen. Ta kishte Rama ne xhep SPAK, kujtoni ju se do i linte te merreshin me djegsat apo me drejtorat e lali Erit?

  3. Flamur Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata që janë në SPAK,shpellkare e cecene te salihut kane nje jave qe masturbohen ketu me shkrimet qe vetem i nderrohen vendet pragrafeve qe perdorin dhe keta cecene shpellkar vajzhdojne masturbimin te rrugica pa diell e salihut serb

  4. Demek Spak tani po pranoka edhe ankesa per fyerje.Bravo! Tani do behet drejtesi.Edhe mua me ofendoi nje fshatar qe i kemi arat afer se i paskam ndryshuar sinoret,gje qe une nuk e pranoj.Neser do depozitoj nje padi ne Spak per fyerje te personaliteti tim

    1. o shok ste pjerdh njeri ty se nuk je vllai i kryeministrit. SPAK merret me kete sepse nqs eshte e vertet, ateher akuzat duhet te shkojn me lart.

  5. Rama nuk po pergjigjet….
    Tani sikur me dale e me thone, qe une e kam pa njonen te dera motelit qe i ngjante gruas se Andit, do dali Andi te justifikohet qe une se kam grune kurve?
    Nejse, njoni coi padi per trafikim droge, tjetri coi padi per shpifje. Te shofim. Vec mos dalin masandaj me thone qe SPAK eshte i kapur etj etj.

  6. ja disa pyetje qe mund ti bente cdo qytetar kritik, gazetar dhe prokurori vete madje.

    1. **A e njihnit Genci Xhixhën dhe të tjerët që janë përmendur në dosjen e trafikut të kokainës në Xibrakë të Elbasanit?
    2. **Cilat janë arsyet pse keni përdorur mjetin me targa AA653DM për hyrje-dalje në Shqipëri në të njëjtat ditë si trafikantët e drogës?
    3. **A keni pasur kontakte të rregullta apo marrëdhënie të ngushta me të akuzuarit në dosjen e trafikut të kokainës?
    4. **Cili ishte natyra e marrëdhënies suaj me Genci Xhixhën dhe si përshkruani raportin tuaj me të?
    5. **A keni qenë ndonjëherë në dijeni të veprimeve të Genci Xhixhës ose të të tjerëve të përfshirë në trafikun e drogës?
    6. **A keni dhënë ndonjë ndihmë apo mbështetje në ndonjë aktivitet të dyshuar kriminal në lidhje me trafikun e drogës?
    7. **Cilat ishin qëllimet dhe objektivat e udhëtimeve tuaja të përbashkëta me të akuzuarit në dosjen e trafikut të drogës?
    8. **Cilat ishin marrëdhëniet tuaja me Genci Xhixhën dhe të tjerët para dhe pas periudhës së ndërhyrjes së policisë në Xibrakë?
    9. **A keni ndonjë informacion ose dije që mund të ndihmojë në hetimin e ngjarjes së dyshuar të trafikut të kokainës?
    10. **A keni pasur ndonjë lidhje ose bashkëpunim me persona të tjerë që dyshohet të kenë qenë të përfshirë në trafikun e drogës, përveç atyre që janë përmendur në dosjen e policisë?

  7. avash more djema avash, se i jeni hedhur te gjith ne fyt SPAK. SPAK eshte institucioni qe po punon me mir nga te gjith te tjeret deri tani. Pse kollaj eshte te pastrosh llumin 30 vjecar te horrave dhe gangesterave qe na kan sunduar, qe kan miliarda e blejn kedo? Buxheti i krimineleve eshte sa 1000 her ai i SPAK. SPAK filloi dicka te mir po SPAK nuk ka shkopin magjik qe me nje te ren te shkopit ti zgjidhi te gjitha. Duhet pun shum vjecare. Po na beni sikur jeni te gjith super jurista e super prokuror.

  8. Palloshi , kurva e bashkise dhe soji i sektit mavi dhe e gjithe elita politike e ketyre viteve duhen futur ne grirse mishi dhe prap e kane shume pak . Ropt ku ti keni o rrac karakurvash qe su ngopet kurre me gjakun e shqiptareve .

  9. Duhet ta ndani mendjen nëse jeni me drejtësinë e re, apo jo.

    Se kjo histori nuk mund të vazhdojë përjetësisht duke bërtitur në Parlament paradite “Poshtë penxherja, rroftë SPAK-u” dhe mbasdite “Poshtë SKAPI, rroftë penxherja”.

  10. Jeni nje cik si bipolare ju pedet e PeDes me drejtesine e re.

    Ne mengjes eshte e mire, ne darke eshte e keqe.

    S’po ju gje bytha rehat.

    Karin ne bythe e prape s’gjeni rehat!

    1. Kete procesin e fjalise se fundit e keni tradite ju mavite. Ne ju pranojme edhe keshtu nuk jemi raciste.

      Mjaft na cate menderen me gjoja drejtesine e re, qe s’eshte as e re dhe aq me pak drejtesi. Idiote te dobishem dhe zvarranike te mjere.

      1. Fakt eshte qe Karin ne bythe e keni ju brenda qe nga 29 Nentori i vitit 1944.

        Fakt eshte qe ti po shkruan tek websiti i nipit te Hysni Kapos, djale i nderuar hetuesi te diktatures.

        Une jam ne shtepine time ketu.

        Po ti ca Karin do?!

        Neve kur flet drejtesia e re, heshtim. Ndersa ju here gezoheni e here delironi si kucka Vucitoli te Ramize Alise.

        Behuni burra! Kur e hani Karin ne bythe, mbajeni brenda si trima!

        1. Patjeter duhet te kesh ndonje traume se nuk e ndan fjalen k… nga goja.

          Por ky i fundit nuk te kthehet ne argument, aq me pak sharjet idiote dhe jo origjinale me te cilat kujton se na fyen. Tipike patronazhiste, fjalor i varfer dhe rrugac.

          Mendoj seriozisht qe Lapsi eshte nje poratl dinjitoz dhe opozitar deri ne ektrem. Me pelqen.
          Nuk e kuptoj se cfare ben nje mavi si ti ne kete portal. Do ishe me komod tek Tema.

          1. Guxim Luca , bravo.
            Ky duhet te jete ne dijeni qe eshte ne listen e pol gjermane dhe suedeze per trafik droge,
            Apo ngaqe pol shqiptare nuk bashkpunoi me policine gjermane e suedeze (me sakte pol shq siguroi homologet qe Luca asht i paster) kujton qe shpetoi?
            Luca ne Xibrake ka patur pjesen e vet …

          2. Eshte shprehur shume sakte shoku parafoles nga Elbasani.

  11. Flamur Noka: Kur të vijmë në pushtet do t’a shkrijmë SPAKun.

    Shënim: Kjo është e bukura, që me këto mend nuk do vini asnjëherë në pushtet. Tani po pranoni hapur që jeni të korruptuar. Juve sidoqoftë nuk ju plas, se ju mjafton një karrike deputeti në kuvend, të keni imunitet e të gëzoni milionat e vjedhura dhe vilat e makinat luksoze.
    Të shohim a do e hetojë Spaku vilën e Mulit te Gjiri i Lalzit, për të cilën e ka akuzuar edhe Gaz Bardhi dikur!! Se për amnistinë u bënë bashkë Foltore dhe PS. Të shohim a do bëhen bashkë edhe kundër Spakut.

    1. Zamir Dule, ka kontribuar jo pak gjatë viteve të tij të punës. Ai nisi punën si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe më pas filloi korrespondent i gazetës “Koha Jonë” për Qarkun e Korçës. Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.

      Zamir u tërhoq nga profesioni pasi u dhunua nga policia e ish presidentit demokrat Sali Berisha në marsin e vitit 1997 në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Ai u shoqërua në polici ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.Bushat shkruaj ndonje rresht per kolegun tend Zamir Dule e ke detyrim moral

  12. Sali Berisha i imponoi protestës si udhëheqës vajzën e tij Argitën, një person “non grata” në SHBA, dhe Ilir Metën, një person kandidat për “non grata” dhe subjekt i drejtësisë. Të dy po ashtu, me një perceptim sterrë në opinion publik.

  13. Vellezerit Rama, si fillim jane qe te dy konsumues lendesh psikotrope ( miellash ) ,shtiren babaxhane me cdo lloj te forti dhe laci,cka tregon mungese personaliteti dhe frike ndaj te “dhunshmeve”……
    Leshojne me te dyja duart cdo lloj koncesioni qe kane mundesi ( sepse jane te pasigurt si individ dhe te frikesuar nga humbja potenciale e pushtetit) , cka eshte karakteristike e njerezve te kapur!

  14. “Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”, shprehej para pak javësh Bardhi.kujtese per shpellkare e maloke te cecenit skifterit salih serbi

  15. Edi Ramen e ka votuar populli shqiptar. Nuk e kuptoj kete reagim dhe cfare prisni nga kryeministri pse u kapen ca me vjedhje ne Bashki. Kryeministri e ka bere punen e tij. Ka ndertu sistemin e drejtesise dhe le te punoj si ti doje qefi. Kaq. Te tjerat jane enderra ne diell. Po sju pelqeu filloni revolucionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *