• |
ide | kryesore

‘I ikuri’ Tuchel thumbon Bayern: “Sezoni nuk është i humbur, shumë të mëdha nuk arritën në çerekfinale”

Sport
Tuchel



Protagonisti i një sezoni negativ, Bayern Munich ka vetëm një mënyrë për të ndryshuar opinionet: të arrijë në finalen e Champions League. E di mirë edhe Thomas Tuchel, në qendër të kritikave, se duhet mposhtur me çdo kusht Arsenal në çerekfinale. Akti i parë do të vihet në skenë në stadiumin Emirates e për bavarezët është e ndaluar humbja. “Sezoni nuk është i humbur, nuk ka përfunduar ende – tha para mediave ish-trajneri i Chelsea -. Deri tani në Champions League kemi luajtur në një nivel shumë të lartë. Ne kemi arritur objektivin tonë minimal, por shumë skuadra të mëdha nuk kanë arritur në çerekfinale. Ne kemi nevojë për dy paraqitje të shkëlqyera dhe kjo është ajo ku jemi të fokusuar për të arritur në gjysmëfinale. Sigurisht që ne kemi nevojë për formën më të mirë të vetes”.

Lexo më tej: Arteta gati për përlasjen me Bayern Munich: “Mezi presim të mundim një nga skuadrat më fituese të Europës”

“Kritikat janë të merituara pasi humbëm në kupën e Gjermanisë dhe nuk do të fitojmë kampionatin – ishte mea culpa e Tuchel -. Ky është një fakt. I pranojmë kritikat, në Bundesligë nuk patëm pasionin dhe urinë që pritet edhe nga vetë ne. Arsenal është skuadra më e fortë në Evropë me topat inaktivë, ata janë një ekip i vërtetë. Ata dominojnë në çdo ndeshje në kampionatin më të vështirë në botë. Kjo është një shenjë e cilësisë së tyre. Por ne i dimë pikat tona të forta dhe se si duam t’i bëjmë ata të vuajnë: duhet të ndalojmë Odegaardin. Unë e shoh Kane shumë të motivuar për të shënuar. Do të jap gjithçka për Bayern Munich deri në ndeshjen e fundit”, e mbylli Tuchel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *