• |
ide | kryesore

30 vjet nga masakra e Peshkëpisë, inagurohet memoriali për ushtarakët shqiptarë të vrarë nga organizata “Mavi” (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shteti shqiptar përkujtoi sot ndryshe 30 vjetorin e masakrës së Peshkëpisë. Pranë ish repartit ushtarak është ngritur një memorial në nderim të kapiten Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit, të cilët u vranë pabesisht nga ekstremistë grekë teksa ndodheshin në krye të detyrës.

Inagurimi i memorialit u bë sot në një ceremoni me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale në Gjirokastër dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit.

Ngritja e memorialit është një vendim i vonuar i shtetit shqiptar, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta zbardhte ngjarjen e rëndë dhe të ndëshkonte autorët. Për masakrën e Peshkëpisë mes personave të dyshuar si të përfshirë është dhe Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, i cili është aktualisht në burg për akuzën e blerjes së votave. Hetimet u rihapën 5 vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por u pushuan pasi pala greke nuk u tregua bashkëpunuese për t’ju përgjigjur letërporosive të autoriteteve shqiptare. Këtë e ka pohuar publikisht edhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci.

Më 30 prill 1994 një skuadër e armatosur me ekstremistë grekë, pjesë e organizatës MAVI, e ashtuquajtura “Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit”, e shpallur si organizatë terroriste në Greqi, kaluan kufirin mes dy vendeve dhe sulmuan repartin ushtarak shqiptar në fshatin Peshkëpi. Vranë pabesisht Fatmir Shehun dhe Arsen Gjinin, si dhe plagosën ushtarë të tjerë. Pasi iu morën armët, skuadra terroriste greke u largua sërish drejt Greqisë.

Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy persona. Organizata ‘MAVI’ njihet si terroriste në Greqi.



10 Comments

  1. Ajo qe te ben pershtypje eshte se nete kermen , Bejleri e rikandidoi Berisha dhe Meta po shkon ta shikoje ne Burg. U zente syte gjaku i shqipetareve…Kandiduan Bollanon, Vune minister Barken, njerezit qe urrejne me shume pavaresine e Shqiperise.. Rama me siguri e denoi per interesat e veta por prape, beri dicka.

    1. 16:30 jo o njeri nuk esht “te besh dicka” per interesat e tuja. Nese ben per interesat e tuja kunder kushtetutes, kunder te zbatuarit te ligjit, dmth kunder te berit shtet do mbetesh skllav gjith jeten.
      Krijo shtet dhe pa shef si pergjigjet Greqia. Respekto veten , kushtetuten pa te respekton i huaji. Me largpames o njerez se mbetem rrugeve te botes duke kerku azil perfshi edhe Greqis

      1. Ja fute kot per kushtetushmerine ne politike e cila ne te vertete nuk do me thene qe mos ndjekesh interesa politike. Te besh moral me mohimin e interesave politike te paleve, eshte qartesisht patetike dhe e rrejshme..pervecse qesharake. Edhe Greqia ben sherr per interesa te paleve politike, shpresoj ta kesh kuptuar..

  2. Nderime te reneve!

    Sa per ket qeveri hajdutesh dhe maskarenjshe qe shkelin mbi gjakun dhe djersen e shqiptareve cdo dite desha tu kujtoj shprehjen qe vete e kane perdoreur kur ishin ne opozite:

    ”Nacionalizmi streha e fundit e maskarenjve”

    KAQ.

    1. Nuk behet fjale per nacionalizem por patriotizem: Nacionalizmi-vetem per bashkekombesit e mi dhe per asnje tjeter. Patrotizmi:Per te gjithe, por Bashkekombesit e mi te paret.

  3. Nderim për të rënët.
    Por si gjithnjë Rama propagandë me të vdekurit.
    Nacionalist!!!
    Vetëm për vota e bën!!!
    Dhe Belerin e futi ne burg ne baze të një plani perfid prej sigurimi të shtetit!! E pastaj propagandë duke e akuzuar pa fakte për të fituar mbi kurrizin e një të dënuar politik!!

  4. Me vjen keq per turperimit qe ju be ushtrise shqiptare, ne fshatin peshkopi te Gjirokastres, respekt e nderim per te vraret. Turp per drejtuesit e ushtrise qe i lane ushtaret e pa armatosur ne dore te nje tufe fashtaresh grek me arme. Shpresoj e uroj qe te na jete bere mesim, nuk kemi nevoje per ushtarak qe dalin ne TV e mbajne lloqe trimerie kur nuk kane luftuar kurre, por kemi nevoje per ushtri te afte te armatosur e te pameshirshem me vrasesit e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *