• |
ide | kryesore

“Faleminderit Zotit që e shënuam atë penallti”; Gvozdenovic e goli i Rashicës që dënoi Devollin

Sport
Gvozdenovic



“Për pikët jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur. Në pjesën e parë ndoshta Kukësi mund të shënonte gol nga goditja standarte, por sot ishim skuadra më e mirë dhe e merituam fitoren”. Ivan Gvozdenovic është në qiellin e shtatë, pas fitores në transfertë me Kukësin. Tekniku i Skënderbeut tani e ka synimin të qartë, për një vend në Final 4.

“Tani për “Final 4” nuk e di se çfarë mund të them – tha Gvozdenovic -. Pas një fitoreje të gjitha skuadrat janë për “Final 4”, pas një humbje janë për poshtë. Nuk e di ç’të them sepse diferenca është shumë e vogël. Kundër Erzenit kemi një ndeshje të vështirë. Ne jemi gati dhe do të luftojmë por nuk mund të themi a jemi për “Final 4” apo për rënie”.

Gvozdenovic pastaj u kthye te episodi i penalltisë, që zgjidhi ndeshjen. Tekniku ndryshoi goditës dhe lëvizja rezultoi i suksesshëm: “Ndoshta Nikaj u mërzit që nuk e gjuajti penalltinë, por më mirë të rrijë i mërzitur sepse Rashica e shënoi atë penallti. E kjo ishte e rëndësishme, mund të shënonte edhe ai, por kjo është e rëndësishme”, e mbylli teknikun.

DEVOLLI: DO NXJERRIM LUANIN NGA KAFAZI NË KUPË

“Të vjen keq të humbasësh sepse na jepte shumë shpresë fitorja për mbijetesë. Keqardhje sepse ishte ndeshja më e bukur që kur drejtoj këtë ekip. Bëmë një ndeshje të mirë, por u ndëshkuam me episode. Nganjëherë edhe VAR ndaj ne është ndryshe. Duhet të shohim para, sepse kemi ndeshje të tjera”. Bledar Devolli përtypet hidhur, por nuk mund ta ndryshojë dot dëmim që u bë. Kukësi i tij është gati i rënë edhe matematikisht, gjë që do të ndodhë nëse Teuta fiton ndeshjen e saj nesër.

Lexo më tejVideo/ Rashica udhëheq Skënderbeun drejt katërshes: Kukësi një pikë larg Kategorisë së Parë

Shpresa e vetme për të bërë më pak të hidhur rënien nga kategoria është Kupa e Shqipërisë, ku Kukësi është pranë finales: “Naryrisht që besojmë te kualifikimi. Jo vetëm avantazhi I ndeshjes së parë, por edhe loja e mirë na jep besim se do të shkojmë në finale. Kukësi do nxjerrë luanin nga kafazi, nuk mund të dorëzohemi”, përfundoi Devolli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *