• |
ide | kryesore

Emisioni i Report / Pikat më të forta kundër Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama report agasi


Emisioni Report në RAI 3 ka bërë një radiografi shteruese të narkoshtetit shqiptar e cila mori vlerë më të madhe edhe sepse gazetari Giorgio Mottola e vuri kryeministrin Rama të përgjigjej për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të dhe shtetin e tij. Ai e përballi me fjalët që thoshte ish zv kryeministri Arben Ahmetaj, i ngriti problemin e parave të pista që pastrohen në kullat e Tiranës, e pyeti për atë që u konsiderua si njeriu që mban lidhjet me grupet mafioze, Ergys Agasin, i vuri përballë takimet me Luftar Hysin, që dyshohet se pastron paratë e kartelit të Sinaloas. Por duke qenë se emisioni i drejtohej publikut italian ai u ndal fort edhe tek dy personazhe, ish kryeministri Massimo D Alema dhe ministri aktual i ndërmarrjeve Adolfo Urso që e kanë gjetur Shqipërinë aq tërheqëse, sa kanë ngritur në Tiranë kompanitë e tyre të lobimit.

Kjo autopsi e vdekjes së shtetit demokratik të së drejtës që mori shkas pas forcimit të marëdhënies Rama Meloni, pati disa pika kulmore të cilat Lapsi.al i ka analizuar njëra pas tjetrës.

Akuzat e Arben Ahmetajt

Arben Ahmetaj pretendoi në një intervistë me kamer të fshehtë se Rama mban lidhje të forta me krimin e organizuar. Ish-ministri u shpreh se grupet kriminale përmes ndërtimit pastrojnë paratë e tyre në Shqipëri.

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” – tha Ahmetaj.
Ahmetaj është shprehur gjatë reportazhit në “Report” se kishte parë që kryeministri ka takuar figura drejtuese të krimit në zyrën e tij. Rama i mohoi këto akuza kur u intervistua dhe tha se i takon atij që akuzon të nxjerrë prova dhe jo atij që akuzohet. Ai e anashkaloi njërin prej ish bashkëpunëtorëve të tëij kryesorë me shprehjen “Pyll pa derra nuk ka”.

Personazhi Enigmatik i lidhjes me bandat, Ergys Agasi

Pas akuzave të ish zvendës kryeministrit se ai është njeriu që mban lidhjet e Ramës me bandat, Rai 3 theksoi se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, Bardh Agasi, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini. Kur u pyet për të Rama nuk pranoi të përgjigjet dhe i rëshkiti interesimit të gazetarit duke i thënë se po fliste për emra që nuk kishin lidhje me të.

Rasti i Lufttar Hysajt

Një tjëtër kazus si provë se Rama i priste narkotrafikantët në zyrë ka qenë edhe rasti i një personazhi të akuzuar se pastronte në Kanada paratë e kartelit të Sinaloas. Gazetari e ka pyetur Ramën për Luftar Hysën, një emër që më pas është konsideruar si një nga narko-trafikantët e Amerikës Latine. Rama tha e ka takuar në zyrën tij një herë, por nuk e dinte se kush ishte. 

“Unë as që e di kush është, në rregull? Nuk e di as kush është. Kam takuar njerëz, e përsëris, shumë njerëz, shqiptarë që ikin e vijnë, që duan të takohen, të shohin, me miq e me të tjerë. U thuhet, “në rregull, ejani, çfarë do bëni, si do e bëni”, etj. Megjithatë, fakti që një person edhe në qeveri apo një person që vjen nga jashtë, del nesër që është i kalbur nuk më bën mua përgjegjës që e kam takuar atë apo kam takuar dikë tjetër. Pra, kjo është mënyra sesi bëhet një gazetari që bën pis, që bën pis”iu hakërrua kryeministri Mottolës. Ai vazhdoi:

“Unë nuk kam takuar asnjë pastrues të asnjë lloj paraje të asnjë pale. Unë jam takuar me shqiptarë, të cilët kanë ardhur tek unë, më kanë thënë që kishin synim të zhvillonin diçka dhe iu kam thënë: “Bëni si të doni, ligji dhe rrugët janë të qarta”. Dhe nuk me duket që ndokush të ketë përftuar ndonjë gjë si favor. Pastaj, nëse del se dikush është i bërë pis, atëherë, këtu ka ligje. Është sekuestrimi, është një gjë a një tjetër”. Por më pas asnjë masë nuk u morr ndaj Hysajt.

Mbrojta e Artur Shehut në emër të Engjëll Agacit

Rama u vu përballë edhe faktit se gjenerali i karabinierëve, Fabrizio Lisi, i cili ka mbajtur edhe postin e shefit të Interpolit Italian në Shqipëri në vitet 2014-2015, u gjend në mes të një skandali të madh, kur u zbulua se një fondacion i drejtuar prej tij në vendin tonë kishte marrë një dhuratë të vyer, rreth 30 mijë metra katrorë tokë në bregun e Vlorës, nga një i dyshuar si narko-trafikant, Artur Shehu.

Në dëshminë e dhënë për emisionin “Report” gjeneral Lisi u pyet për mënyrën se si fondacioni “Luca dhe Marco Eftimiadhi” përfitoi tokën nga Shehu dhe ai tha se këtë të fundit ia kishte prezantuar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Rama mori nën mbrojtje Engjëll Agaçin dhe Artur Shehun, teksa për këtë të fundit tha se nuk rezulton i dënuar, ndërsa mohoi edhe se ka njohje personale me të. Duke e mbrojtur Shehun si të pa dënuar ndonëse gazetari theksoi se ai ishte i hetuar në Itali, Rama donte ti bëhej mburojë Sekretarit të vet të Përgjithshëm:

“Ai kishte një prokurë nga gjykata për të ushtruar detyrën e vet si avokat në itali, që nuk e ushtroi më kur u bë Sekretar i Përgjithshëm. Ç’hyn ai me këtë historinë e gjeneralit këtu, gjeneralit atje. Ç’lidhje ka? Pse keni vënë në mes një avokat, i cili nuk ka lidhje kurrkund me gjithë pjesën tjetër të historisë, që as nuk e njoh dhe as nuk më intereson. Sepse donit të provonit – dhe prapë doni ta bëni, e shoh, e parafytyroj tani edhe serinë e re – doni të vazhdoni të provoni që Xhorxha Meloni ka bërë një marrëveshje të gabuar me një qeveri plot hije. Dhe kjo është e turpshme” tha kryeministri!

Kullat e drogës

Narratori i emisionit përmendi si një temë të nxehtë paratë e drogës që pastrohen përmes ndërtimit në Tiranë. Sipas denoncimeve të Ahmetajt, pyetjes që ngriti Fatos Lubonja dhe shifrave të pa kundërshtueshme që renditi Ola Xama, disa prej “qiellgërvishtësve” që po ndërtohen në kryeytet janë me para të pista. Mes njërës prej të përmendurave ishte dhe kulla “Ekspozita” që po ndërtohet në zonen e ish-ekspozitës nga familjarët e Ervin Matës, të shpallur në kërkim për trafik droge. Gazetari italian theksoi se vetëm 20% e vlerës së përgjithshme të parave për ndërtimin e kullave është dhënë në formë kredie nga bankat. Pra nga 3.7 miliardë euro të investuara në ndërtim vetëm 846 milionë janë financuar nga sistemi bankar. Rama u rek të argumentojë se apartamentet shiten si pasojë e parave të emigracionit por edhe kjo shifër u hodh poshtë nga sasia e remitancave që raporton banka e Shqipërisë. Si për ta nxjerrë Ramën në gëneshtër kamera e Report tregoi kullat natën me drita të fikura dhe apartamente të pashitura.

©Lapsi.al


22 Comments

  1. Po ku e kap dot Kumandantin tone suprem ky agushi!!!!

    (komandantin s’e kapi dot kristaqi……)

    1. Ja pra që krisma nuk ka patur.
      Dhe nëse ka patur, ato kanë qënë shumë larg, në Itali.
      Se na trembët në shkrimin e këtij gazetari para një muaji.
      Ky gazetar dje, sa nuk thirri, Shqiptarë, votoni Edi Ramën
      !
      I kishte lezet edhe kur i kërkoi falje Ramës.
      Gazetar idjot.
      Ju tha shqiptarëve , jeni me fat që keni një kryeministër si Edvini.
      Po me fat jemi, sepse siç thotë populli, kur nuk ke pulën do hash sorrën.
      Dhe Ramuti është sorrë.

      1. Sorra ku ma gjen. Ne po ham mu†tra me kove.
        E ka then qy nfillim kur erdhi, votoni mua se jam e keqja me e vogel (krahasim birishen) tha ramuti

  2. Po pooo,edvini I zi I krimit,drogs,korrupsjonit,mekanikallit,inqeneratorit,vuqiqit asht ay qy ka fryk nga opozita edhe analistat e opozits.Ay kishte fryk nga qadra e madhe e liri demokracis kur doktori edhe luli ishin si nji trup I vetem,Ka fryk edhe sot nga opozitat e ndryshme qy ka nga e djathta.Rama ik,ik,ik.

  3. Keta jane gazetar investigativ, ishkojne me fakte dhe ngjarje qe perputhen krimit te kesaj mazhorance.

    Nje Bravo te madhe Ranuccit dhe ekipit te tij

    . Mos e lini Shqiperine vetem

  4. Federata Europiane e Gazetarëve reagon ashpër ndaj Rithemelimit, dënon sulmin me molotov ndaj gazetarëve dhe intimidimin e gazetarit Arbër Hitaj,shpellkare te salihut qe komentoni na tregoni nje fakt me dokumenta qe ky gazekari italian tregoje mbreme sa per ka theni ai me tha ai dhe D’Alema po ben biznes ne shqiperi,po na tregoje cfare salihu i ka thene,qe ky ti thote ne nje intrviste me ramen,paraja hedh shurren perpjete,nje italian nuk i ben naze milionave qe salihu shperndan kudo,sepse shpifjet e veta nuk pijne uje me dhe ky ketkon qe keto shpifje ti thote ne italisht

  5. SHIKONI SE CFARE PJELLE E KEQ ISHTE KOMUNIZMI, DHE SHIKONI SA CFARE PJELLE AKOMA ME E KEQE JANE SOT KJO QEVERI DHE RILINDJA SOCIALISTE. TE GJITHE QE THONE E FLASIN KUNDER Rames , madje edhe bashkepunteoret me te afert te tij ai i quan te neveritshem ashtu si te gjitha mediat kritike kunder tij i cili i quan kazan. Me ate se cfare u tha ne ate investigim televiziv ,drejtesia duhet te nise hetimet, ASHTU SIKURSE VEPRON PROKURORIA EDHE PER RASTE TE VOGLA KORRUPSIONI KUR DENOCOHEN DHE INVESTIGOHEN NGA EMISIONET INVESTIGATIVE SI stop e fiks fare . AVOKATET E RAMES JANE MERO BAZE, FRROK CUPI, NJE FARE FATOS TARIFA dhe disa mercenare mediatike

  6. PARODI

    APOLOGJIA E RAMËS – KAZANI RAI3 DHE E VËRTETA

    Të dashur socialistë dhe qytetarë,
    jam këtu me ju për t’ju sqaruar,
    në lidhje me Reportin e Rai 3-shit,
    se e vërteta mirë duhet kuptuar.

    Si fillim dua t’ju them qartë,
    se Reporti i Rai-t është kazan,
    ai nxjerr deklarata pa vërtetuar,
    jo aq sa llum kazani në Tiranë.

    Akuzat ndaj meje janë gënjeshtra,
    me mafien s’kam lidhje fare,
    unë jam kryeministër rrogëtar shteti,
    me këto gjëra s’bëhet hajgare.

    Paska thënë “tigri” Ben Ahmetaj,
    që grupet kriminale në Shqipëri,
    pastrojnë paratë në ndërtim kullash,
    dhe marrin kontrata që unë i di.

    Në fakt e vërteta s’është ashtu,
    unë nuk e di se çfarë di unë,
    di që askund s’ka pyll pa derra,
    derrat s’duhet të flasin ca si shumë.

    Tigri nëse ka prova le t’i nxjerrë,
    e t’i depozitojë ato në SPAK,
    se mua njësoj nuk më gjen gjë,
    dhe këtyre akuzave i vëmë kapak.

    Si janë financuar kullat në Tiranë,
    them me para të pastra emigracioni,
    por ju nuk keni parë asgjë akoma,
    pas 5 vitesh do shtohen e do shikoni.

    Nuk e di kush është Luftar Hysa,
    e paskam takuar në kryeministri,
    sa njerëz hyjnë e dalin te zyra ime,
    mbase dhe mafiozë që unë nuk i di.

    Të dashur miq duhet të kuptoni,
    ku t’a mbaj unë mendjen më parë,
    te Podcasti, apo te dardhaxhinjtë,
    se po më ikën keq truri si i marrë.

    Më pyetën dhe për Fatmir Xhafën,
    ka vëllanë të dënuar për drogë në Itali,
    ai dha dorëheqjen për çështje morale,
    nuk kishte bërë ndonjë gjë kushedi.

    E për merita të tilla përgjegjshmërie,
    Rilindja do e shpërblejë si e meriton,
    mqs ka qënë hetues në komunizëm,
    do jetë kryetar i komisionit antikorrupsion.

    Ja pra që mafiozë nuk ka patur,
    dhe as ndonjë pastrim parash,
    janë thjesht gjysëm të vërteta,
    thashetheme e muhabete grash!

    Meloni u solidarizua me mua,
    për linçimin që më kanë bërë,
    se u përpoqa të ndihmoja Italinë,
    për këtë më hodhën baltë të tërë.

    Giorgia mund të vinte dorën në zjarr,
    sepse te pastërtia ime ajo beson,
    por media në Shqipëri është kazan,
    të vërtetën time e përgënjeshtron.

    Për mua s’ka rëndësi ç’thotë Rai,
    e as mass media dhe portalet,
    rëndësi ka besimi juaj o popull,
    që në 3 dekada s’ju sosën hallet.

    Mirë hallet nuk ju mbaruan,
    nuk ju lënë as mediet rehat,
    më akuzojnë fare pa prova,
    vetëm me ndonjë palo deklaratë!

    Unë punoj me ndershmëri për ju,
    t’ju sjell mirëqënie dhe argëtim,
    faleminderit, ju rujt zoti të gjithëve,
    o votues besnik të pushtetit tim.

    Sa kohë keni besim te mua,
    për asnjë gjë mos mu qani,
    se do ecim vetëm përpara,
    sapunin për djathë mos e hani.

  7. Edhe pse intervista e Edi Ramës ishte shteruese për çdo akuzë dhe detyroi gazetarin t’i quante akuza dhe jo fakte, pra të ofruara nga opozita, sot ata që ai kanë ofruar akuzat, gëzohen që i dëgjojnë në italisht dhe përsërisin thirrjet banale për protestë apo revolucion.

    Gazetari i RAI u përpoq sa mundi të mbante distancë se nuk jam duke i shërbyer Berishës me këto akuza, por Berisha nuk ka shumë mëshire në këtë rast. Atij i duhet doemos ta çojë deri në fund shpenzimin e tij me këtë rast, njësoj si me Bildin, që i paguan gazetarit hotelin në Marriot dhe udhëtimet në Tiranë.

  8. Sali Berisha, edhe pse thotë se nuk ka asnjë provë dhe dëshmitar, shkruan këtë të hënë se sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, është organizuar nga Edi Rama.

  9. dosja e përgjimeve të sigurimit të shtetit në ambasadën Jugosllave, duke shtuar se do të ishte e udhës që kjo dosje të hapej për publikun dhe të hetohej.

    Ai ka folur edhe për zhdukjen e Remzi Hoxhës duke hedhur hedhur aludime se kjo çështje është e përfshirë në dosjet e shpalljes non-grata të Berishës si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe nga Britania e Madhe.

  10. Sipas të dhënave që po dalin nga gjyqi që po zhvillohet në Londër që vetë Berisha ka kërkuar të hapet, është e qartë që një eksponent i lartë i Shërbimit Informativ Shqiptar që gjendet në arrati, ka dhënë të dhëna sensitive të veprimtarisë së tij dhe Shërbimit Informativ të komanduar nga Berisha.

    Është e qartë që e vetmja veprimtari që ka pasur një agjent SHIK-u që është në Londër, Kumbaro, e vetmja gjë për të cilën është shquar në këtë histori është çështja e Remzi Hoxhës.Salihu do fakte ja faktet qe dalin ne gjygjin e tij ne angli

  11. Drogaxhiu mberthehet kollaj :Te na tregoje se nga vijne 2.1 miliard euro ne ndertim !
    Nga 3.7 qe jane llogarit o monster e hajdut i peshtire 825 ml euro vijne nga bankat,i marrim te gjithe remitancat e shqiptareve qe shkojne ne ndertim dmth 800 ml euro !Po 2.1 mld euro u vidhen Shqiptareve nga banda e Partise Socialiste te Shqiperise me Edi Ramen ne krye,apo i vjedh per flamur ti ?Ti i ben çiçin flamurit çdo mwngjes e darke o funderrine,ti nuk ke fe e atdhe,ti je thjesht ne monster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *